Pasi ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin mori pjesë në Suboticë në aksionin për “ndalimin e kundërvajtjeve të kryera nga emigrantët”, i cili u krye nga një grup operativ me urdhër të tij, pati reagime nga opozita dhe shoqëria civile në Serbi.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së serbe, grupi operativ ishte i përbërë nga përfaqësues të Departamentit të Policisë Kriminale, Xhandarmërisë, Njësisë Speciale Anti-terror, Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë, Sektorit të Kontrollit të Brendshëm, Agjencisë së Sigurisë e Inteligjencës dhe policia e Beogradit, Somborit, Suboticës dhe Kikindës.

Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet trajtimi tejet çnjerëzor i emigrantëve. Ata qëndrojnë gjunjëzuar në tokë, duart i kanë në pjesën e pasme të kokës dhe rreth tyre patrullojnë një turmë e personave të armatosur dhe të uniformuar, derisa kamerat regjistrojnë gjithçka.
Për këtë veprim çnjerëzor dhe poshtërues të ministrit të Brendshëm, i cili bëri një deklaratë mjaft raciste duke thënë se “Serbia nuk është parking për mërgimtarët”, ka reaguar nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq.
Vulina hitno pozvati na psihijatrijski pregled!
— Marinika Tepić (@MarinikaTepic) July 17, 2022
I zaustaviti ovo maltretiranje ljudi!
Bruka našu državu bezobzirnošću prema ljudima koji beže od strašne muke iz svojih zemalja.
Ovako osion daje zeleno svetlo raznim naci-grupama i patrolama da nesmetano ordiniraju. pic.twitter.com/NQDqOhOzKF
“Dërgoni urgjentisht Vulinin për një ekzaminim psikiatrik! Dhe ndaloni këtë keqtrajtim të njerëzve! Ai po shkatërron vendin tonë me indiferencë ndaj njerëzve që po ikin nga mundimi i tmerrshëm i vendeve të tyre. Kështu u jepet drita jeshile e grupeve dhe patrullave të ndryshme naziste”, thuhet në reagimin e Tepiqir në Twitter.
Një koment pak më të ashpër ka bërë drejtori i Institutit për Çështje Evropiane, Naim Leo Beshiri, i cili e ka quajtur Vulin racist dhe nacionalist.
Vulin: “Srbija nije parking za migrante, niti mesto gde će se skupljati ološ iz Azije”
— Naim Leo BEŠIRI (@NaimLeoBesiri) July 17, 2022
Đubre jedno rasističko, nacionalističko i homofobično! Bljuzga, moralno dno i društveni talog! To je on!
Vlasnik malecke stranke koja drži golemo ministarstvo, a sve ostalo mu je mikro!
FUJ! pic.twitter.com/Rnro0DGUJf


