Dy turiste të huaja kanë gjetur vdekjen, teksa ishin duke eksploruar në Valbonë.
Mësohet se ato janë rrëzuar ditën e djeshme për shkak të terrenit të thepisur dhe kështu kanë përfunduar në greminë.
Referuar burimeve zyrtare, kanë humbur jetën dy turistet të identifikuara me inicialet B. M nga Belgjika dhe J. B nga Franca.
Për shkak të terrenit të ashpër si edhe kushteve atmosferike, as helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur trupat e pajetë.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”. Kjo është arritur falë një ekipi profesional të kërkim shpëtimit nga Kosova.
Ky ekip që nxori trupat e pajetë nga humnera përbëhet nga njerëz profesional, ku përfshihen alpinistë e njerëz të profesioneve të ndryshme, por që bëjnë punë e aksione të tilla ë mënyrë vullnetare.
Për më shumë shihni fotografitë nga vendi ku janë nxjerrë nga humnera trupat e pajetë të turisteve.







