KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pakënaqësitë me ngecjet në proces, familjarët e Tetajt bojkotojnë seancat
Siguri

Pakënaqësitë me ngecjet në proces, familjarët e Tetajt bojkotojnë seancat

Kosova News
Kosova News 18:16 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka dështuar përsëri seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së të riut Agonis Tetaj, në të cilin i akuzuar është Shaban Gogaj. Në shenjë pakënaqësie me ngecjet e vazhdueshme në proces, familjarët e viktimës morën vendim që ta bojkotojë gjykimin deri në krijimin e rrethanave për ecuri të rregullt të procesit. E për thellimin e ngërçit kanë vazhduar fajësimet midis Këshillit Gjyqësor dhe avokatëve të caktuar, sipas detyrës zyrtare, për përfaqësimin e të akuzuarit

Në pakënaqësi me sistemin e drejtësisë, familjarë të Agonis Tetajt, të riut të vrarë rreth katër vjet më parë, vendosën që të mos marrin pjesë në seancën gjyqësore të së martës për rastin, të mbajtur në Gjykatën e Pejës.

Avokati i familjes, Berat Tmava, bëri të ditur se vendimi për bojkotimin e procesit do të vazhdojë krejt derisa trupi gjykues t’i përmbushë kushtet për zhvillim të rregullt të seancave.

Ngërçi në këtë proces është thelluar, pasi Shaban Gogaj, i akuzuar për vrasje të rëndë, i refuzoi të gjithë avokatët e caktuar nga trupi gjykues, duke insistuar që mbrojtës i tij të mbetet Besnik Berisha, i cili qe përjashtuar nga rasti.

Shkaku i kësaj, avokatët e caktuar më pas janë tërhequr nga rasti.

E përderisa është pamundësuar zhvillimi i më shumë se 20 seancave gjyqësore për vënien e drejtësisë në vend rreth vrasjes së Tetajt, përplasjet verbale midis Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe avokatëve po thellohen.

Ditë më parë Këshilli Gjyqësor i bëri thirrje Odës së Avokatëve që të respektojë memorandumin e bashkëpunimit dhe të gjejë një zgjidhje për çështjen.

“Përsëri nuk ka një hapje të rrugës për zhvillimin e procesit gjyqësor në mënyrë normale. Të gjithë avokatët e angazhuar pranojnë detyrën e angazhimit, por gjithmonë në seancën e parë të caktuar nga ana e gjykatës gjejnë një justifikim, prej më të ndryshmeve, më të çuditshmeve, për t’u larguar nga rasti. Dhe për këtë kemi dështim të 20 seancave”, pati deklaruar Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së.

Blerim Ademaj, avokati i fundit i caktuar për rastin nga gjyqtarja Violeta Hysaj-Rugova, i dërgoi një parashtresë gjykatës, nëpërmjet së cilës njoftoi mbi shkaqet e mospjesëmarrjes në seancë.

Ai e fajësoi KGJK-në se nuk po e zbaton marrëveshjen me Odën e Avokatëve, pasi cek se caktimin e tij, sipas detyrës zyrtare, e bën zyra koordinuese e OAK-së, e jo gjykatësi.

Në shkresën e siguruar nga KOHA thuhet se organet përgjegjëse nuk po veprojnë për ndriçimin e arsyeve të tërheqjes së avokatëve dhe të kanosjes së tyre prej të akuzuarit.

“Bllokues i këtij rasti është Këshilli Gjyqësor i Republikës së Kosovës, e jo Oda e Avokatëve të Kosovës, sepse asnjëherë deri më tani nuk diskutojnë dhe nuk e kërkojnë arsyen pse avokatët po tërhiqen, pse avokatët po kanosen dhe as nuk po reagojnë për këtë pjesë dhe nuk po kërkojnë nga organet kompetente të ndërmarrin veprimet e caktuar ligjore”, thuhet në shkresë.

Tetaj ishte vrarë më 23 shtator të vitit 2018, në vendin e tij të punës.

Gjithashtu lexoni:

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?