KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OVL-UÇK për protestën e nesërme: Po synohet të rishkruhet historia
Lajme

OVL-UÇK për protestën e nesërme: Po synohet të rishkruhet historia

Kosova News
Kosova News 12:11 -06/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e nesërme.

Në konferencë për media Gazmend Syla tha se për këtë protestë janë paralajmëruar të gjitha institucionet për mbarëvajtjen sa më korrekte të saj.

“Në kuadër të organizimit të protestës të paralajmëruar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë bërë të gjitha përgatitjet, kemi kërkuar lejen e Komunës së Prishtinës, është njoftuar Policia e Kosovës, është angazhuar ambulanta kemi bërë kërkesë të kemi një ambulantë nëse ka nevojë. I është dhënë mundësia kushdo që ka dëshirë me marrë pjesë në protestë me autobus. Kemi komunikuar me parkingun Prishtina, ka mbetë vetëm nesër me fillu protesta. Folës të kësaj proteste do jene profesoresha universitare, zonja Nevenka edhe organizuesi i kësaj proteste, Hysni Gucati, pastaj do të jetë edhe një bashkëluftëtari joni, kryetari i BDI, Ali Ahmeti edhe një djalë dëshmori”, tha fillimisht ai.

Syla ftoi sërish qytetarët për pjesëmarrje masive në këtë protestë.

“I ftoj qytetarët që bashkëndjejnë me ne të marrin pjesë në këtë protestë në ora 17:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ për të dërguar një mesazh edhe te bashkësia ndërkombëtare se bashkëluftëtarët tanë nuk janë vetëm, dhe ne do jemi gati t’iu dalim në mbështetje sa herë të jetë nevoja”, vazhdoi Syla.

Tutje, ai tha se OVL-UÇK vazhdimisht ka bërë fushatë diplomatike te bashkësia ndërkombëtare në institucione dhe figura të ndryshme botërore.

“Organizata e Veteranëve të Luftës fillimisht e ka pasur një fushatë diplomatike, i kemi shkruar shumë institucioneve ndërkombëtare. U kemi shkruar shumë figurave me peshë ndërkombëtare dhe pothuajse u konsumua ajo kohë. Tash ne kemi filluar me këtë protestë dhe ne do të vlerësojmë dhe do të vendosim se a do kemi edhe protesta tjera, por sigurisht që do të kemi, do jemi në mbështetje të bashkëluftëtarëve tonë deri në ditën e gjykimit, por edhe pastaj”, shtoi Syla.

Gjykata Speciale së fundmi ka pranuar si dëshmi edhe dokumente nga institucionet serbe, teksa Syla shpreh shqetësim të thellë për këtë fakt duke ftuar edhe reagim ndërkombëtar.

“Kategoritë e dala nga lufta e ka marrë me shqetësim të madh që ka ndodh në Gjykatën Speciale, bëhet fjalë për tri organe shtetërore të Serbisë të cilat me veprimtarinë e tyre kriminale kanë kryer krime edhe gjenocid mbi popullin tonë. Prandaj për ne është e papranueshme që sot bashkësia ndërkombëtare në këtë rast Gjykata Speciale i ka pranuar këto prova, sepse ata në një formë po i legjitimojnë këto tri institucione duke pasur parasysh faktin që tre krerët e këtyre tre institucioneve janë gjykuar dhe janë dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi. Për ne është e papranueshme dhe kjo është edhe një motiv shtesë për me dalë në protestë por edhe në protestat tjera që do kemi pas kësaj, për të kërkuar nga faktori ndërkombëtar të mos lejojnë një gjë të tillë pasi aty po synohet të rishkruhet historia jonë, po cenohet të rishkruhet historia e shtetndërtimit tonë që e kemi ndërtuar së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj kjo i lëkund themelet e shtetit tonë. Jemi duke pritur nëse do ketë reagim ndërkombëtar, nëse jo ne do të vazhdojmë prapë me protesta”, përfundoi Syla/ kp

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë

Kosova News 06/08/2025 06/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?