KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OVL e UÇK-së kritikon procesin për krijimin e Gjykatës Speciale dhe mënyrën e arrestimeve
Siguri

OVL e UÇK-së kritikon procesin për krijimin e Gjykatës Speciale dhe mënyrën e arrestimeve

Kosova News
Kosova News 15:27 -14/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  ka reaguar lidhur me procesin që çoi në krijimin dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke ngritur çështjen e legjitimitetit dhe perceptimit publik ndaj kësaj gjykate.

Sipas reagimit, procesi për themelimin e Gjykatës Speciale nuk erdhi si rezultat i një reforme të brendshme të sistemit të drejtësisë në Kosovë, por nisi pas raportit të paraqitur në vitin 2011 nga senatori zviceran Dick Marty në Këshilli i Evropës, raport i cili përmbante akuza të rënda ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, përfshirë pretendime për trafikim organesh.

Më tej theksohet se ky raport krijoi presion të madh ndërkombëtar ndaj Kosovës, duke e vendosur vendin përballë një realiteti të ri politik.

“Mandati i Gjykatës ishte i kufizuar dhe u fokusua vetëm tek pretendimet për “krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së”. Në planin politik dhe moral, kjo ka prodhuar perceptimin e një drejtësie të fragmentuar. Në opinionin publik shqiptar, pamja mbetet e thjeshtë: një mekanizëm i posaçëm ndërkombëtar është ngritur për të gjykuar vetëm njërën palë, shqiptarët. Ky perceptim është thelluar edhe më tej nga bashkëpunimi i ngushtë i institucioneve serbe me Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë”.

“Arrestimet e vitit 2020, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe të tjerëve, shënuan momentin kur procesi mori një dimension të fuqishëm simbolik. Përmes operacioneve të EULEX-it, u kryen arrestime me dhjetëra makina, forca speciale të maskuara dhe të armatosura rëndë, automjete të blinduara. Personave që publikisht kishin deklaruar gatishmëri për t’u dorëzuar vullnetarisht, iu lidhën duart sikur të ishin kriminelë në arrati. Arrestime nëpër rrugë, konfiskime telefonash, ndalesa 24-orëshe, kontrolle të shtëpive me ekspozim publik, një spektakël force e shfrenuar. Edhe nëse këto masa mund të arsyetohen me standarde sigurie, imazhi publik ndikoi thellë në opinionin shoqëror. Drejtësia nuk perceptohet vetëm përmes dokumenteve ligjore, por edhe përmes mënyrës se si zbatohet në terren”.

Gjithashtu lexoni:

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Kosova News 14/03/2026 14/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?