KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Targat janë çështje e ligjit, Serbia po vallëzon me melodinë e Putinit – mos të lejohet të shkaktojë tensione e destabilizim
Politikë

Osmani: Targat janë çështje e ligjit, Serbia po vallëzon me melodinë e Putinit – mos të lejohet të shkaktojë tensione e destabilizim

Kosova News
Kosova News 11:39 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar faktin se qytetarët serbë të Kosovës që po i konvertojnë targat ilegale të kohës së Milosheviçit në targa legale RKS , po u djegën shtëpitë e veturat nga bandat kriminale që udhëhiqe prej njerëzve që janë në listën e zezë të ShBA-së.

Sipas saj, të gjitha këto veprime të strukturave ilegale, dëshmojnë që kjo në esencë është reformë e sundimit të ligjit, ndërsa tha se pret që në luftën kundër bandave në veri Kosova te merr mbështetje  nga BE-ja dhe ShBA-ja.

Ajo edhe një herë gjatë paraqitjes së sotme në një konferencë për media së bashku me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha se veprimet e Kosovës janë për sundim dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Fakti që 90 për qind e serbëve që i përdorin targat legale në Kosovë, është dëshmi që ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë. Ata që nuk i kanë konvertuar, është për shkak të kërcënimeve që po i marrin nga strukturat ilegale. Në luftën kundër bandave dhe në luftën për sundim të ligjit, presim që të kemi mbështetje nga aleatët evropianë dhe nga ShBA-ja. Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po e zbaton ligjin. Pra, Serbia kërcënon me dhunë pse Kosova zbaton ligjin”, ka thënë ajo.

Osmani tha se e tëra që institucionet po bëjmë është zbatim i ligjit dhe po i mbrojmë qytetarët pa dallim, ndërsa në anën tjetër Serbia po kërcënon me dhunë e me barrikada, të cilat siç e dini janë shkelje e të drejtës së lirisë së lëvizjes.

“Ne do të punojmë bashkërisht me të gjithë partnerët tanë që mos të lejojmë që këto skenarë ruse të kenë vend në Ballkanin Perëndimor dhe mos të lejojmë që përderisa Serbia ka zgjedhur që të vallëzoj me melodinë e Putinit, që të ketë rezultate në tensionimin e destabilizimin e rajonit tonë”, është shprehur Osmani

Në lidhje me dialogun, ajo ka thënë se Kosova është palë e angazhuar, duke shtuar se ky angazhim nuk do të mungojë asnjëherë.

Osmani kërkon veprime konkrete nga BE-ja për integrim të vendeve demokratike që dolën kundër luftës së Rusisë

Ndërkaq edhe presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, foli edhe për çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS, duke u dhënë këtu mbështetje të plotë institucioneve të Kosovës.

“Targat, është shumë e domosdoshme që rregullat dhe ligjet të respektohen në çdo shtet. Nëse ka nevojë për një periudhë tranzicioni duhet të jetë, dhe për këtë me sa di po punohet. Por ligji duhet të zbatohet kudo”, ka thënë  Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian i jep mbështetje Kosovës për liberalizim dhe për targat RKS

Kujtojmë se më 31 tetor përfundon afati i dhënë nga Qeveria e Kosovës për kthim të targave ilegale në ato RKS./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Kosova News 27/10/2022 27/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?