KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani pranon telegram urimi nga homologu Steinmeier: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm për Kosovën
Politikë

Osmani pranon telegram urimi nga homologu Steinmeier: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm për Kosovën

Kosova News
Kosova News 18:13 -16/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga homologu i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Steinmeier ka thënë se Gjermania do të mbetet një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i Kosovës edhe në të ardhmen.

Ai ka theksuar se do ta mbështesë Kosovën drejt një të ardhme paqësore, evropiane.

Në telegramin e urimit thuhet se që nga pavarësia, Kosova ka shënuar progres të konsiderueshëm dhe ka tejkaluar me sukses sfida të mëdha.

“Përkushtimi Juaj i qartë për vlerat demokratike, pikërisht edhe pas nisjes së luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, e nënvizon vendin e Kosovës në bashkësinë e vlerave evropiane”.

Më tej, presidenti gjerman ka shkruar se Kosova gjendet para detyrave të mëdha: Forcimi i sundimit të ligjit, sikurse edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten thelbësore për ta forcuar më tej ekonominë dhe përshpejtuar përafrimin me Bashkimin Evropian.

“Progresi në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është gjithashtu vendimtar për të ardhmen e Kosovës dhe mbarë Ballkanit Perëndimor. Unë i gëzohem sukseseve të arritura rishtazi, si marrëveshja për njohjen e tabelave të automjeteve dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes së energjisë”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”

Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit

Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje

Haziri: Deputetët e pakicave i janë nënshtruar Kurtit, qeveria e unitetit është zgjidhja e vetme

“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues

Kosova News 16/02/2024 16/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”
09:01 -13/06/2025
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
08:44 -13/06/2025
Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit
08:11 -13/06/2025
Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?