Presidentja e Kosovës, Vjosa Oamani, ka uruar besimtarët islamë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ajo është lutur për dsolidaritet, përkushtim dhe mirësi, ngase ky muaj manifeston solidaritet dhe tolerancë me njëri tjetrin.
“Sonte fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe mirësisë.
Gjatë këtij muaji, secili nga besimtarët, përveç sakrificës personale dhe paqes shpirtërore, manifeston shpirtin solidar e tolerant në raport me tjetrin, në raport me njerëzit në nevojë”, ka thënë presidentja.
Sipas saj, populli ynë gjithmonë e ka kultivuar solidaritetin, ndaj në këtë muaj uroj që secila zemër e secila sofër të jetë plot, në mënyrë që respekti i ndërsjellë dhe dashuria të jenë udhërrëfyes përherë.
“Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat e mira!”, ka uruar Osmani.