Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, do të jetë në krye te delegacionit kosovar që do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, të shtunën e 26 prillit.
Një gjë të tillë e bëri të ditur këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, i cili thotë se këtë konfirmim ia kanë përcjellë autoriteteve shtetërore në Vatikan.
“Osmani do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se presidentja Osmani, si kreu i shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, tha Kupina.
Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, është bërë e ditur nga Selia e Shenjtë.
Papa Françesku, vdiq më 21 prill në moshën 88 vjeçare. Ai ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane.