Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation kanë lansuar fushatën “Gjithpërfshirje” për të shënuar muajin tetor si muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down.
Në këtë organizim morri pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo fëmijët me Down Syndrome meritojnë jetë aktive e me dinjitet për të kontribuuar në shoqëri.
Sipas saj, fëmijët me Syndrom Down mund të ndihen pjesë e barabartë e integruat e shoqërisë në Kosovë.
“Një dekadë më parë 11 tetori nisi të shënohet si dita e fëmijëve vajza, një ditë dedikuar për to është më shumë vëmendje dhe më shumë shanc të barabarta. Duhet të vazhdojmë përpjekjen tonë që fëmijëve vajza t’i sigurohet një jetë e sigurt, arsimim, shëndet i plotë që ato të shkëlqejnë”.
“Fëmijët me Syndrom Down do të mund të ndihen pjesë e barabartë e integruat e shoqërisë tonë, ata kanë nevojë për ne secilën ditë”.
“Personat me Syndrom Down kanë të drejt e kanë potencial të madh që të ndihen si pjesë e barabartë e shoqërisë dhe të kontribuojnë për shoqërinë tonë. Këta persona meritojnë jetë me dinjite, aktive”, tha Osmani.
Medina Surdulli, pjesëtare e Down Syndrome Kosova, tha se po kërkojnë që t’u realizohen të drejtat e tyre, duke shtuar se atyre duhet t’u mundësohet përfshirja në shkolla, pune e në shoqëri. /EO/
“Në po kërkojmë që të na plotësohen të drejtat tona. Më mbështetjen e duhur ne po mundohemi të tregojmë potencialin tonë”.
“Unë jam e aftë për një jetë të pavarur, e çka na duhet është mbështetje e duhur. Ne duam gjithë përfshirje në shkolla, ne punë dhe në shoqëri” tha Surdulli.





