Më 17 shkurt, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ata shprehën mirënjohjen për rolin e tij historik në rrugën drejt pavarësisë së vendit.Në këtë ceremoni u vendosën kurora lulesh në nderim të Rugovës.
Pas homazheve te varri i ish-presidentit, delegacioni vazhdoi vizitën tek varri i veprimtarit Adem Demaçi. Ata kujtuan kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar, duke theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i tij do të mbeten përherë në kujtesën kombëtare.
Gjatë ditës krerët institucional kanë bërë nderime dhe pranë Monumentit të të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.
Për shënimin e ditëlindjes së 17 të shtetit të Kosovës janë organizuar një sërë aktivitetesh përfshirë homazhe e ngjarje kulturore./KP


