KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Asesi nuk duhet pasë frikë nga Vuçiqi, Kosova s’pati frikë nga Serbia as në vitet e ’90-ta
Politikë

Osmani: Asesi nuk duhet pasë frikë nga Vuçiqi, Kosova s’pati frikë nga Serbia as në vitet e ’90-ta

Kosova News
Kosova News 18:31 -17/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk duhet t’ia ketë frikën presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë, sipas saj, frikën Prishtina nuk ia pati kurrë Beogradit.

Në paraqitjen e saj për 25-vjetorin e NDI-së, ajo ka theksuar se Kosova është e vendosur që të mbrojë territorin dhe sovranitetin.

Sipas saj, rritja e ushtarëve të NATO-s tregon se edhe partnerët tanë duan të mbrojnë paqen dhe sovranitetin e Kosovës.

“Asesi nuk duhet pasë frikë nga Vuçiqi, Kosova nuk ka pasur frikë nga Serbia as në vitet e 90-ta, kur as nuk e kemi pasë shtetin tonë, dhe as institucionet demokratike dhe të fuqishme që janë tani. Institucionet tona të sigurisë janë të gatshme që në çdo moment ta mbrojnë çdo cep të territorit të Kosovës dhe çdo qytetarë pavarësisht etnisë. Për më tepër kemi edhe katërfishim të prezencës së NATO-s në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, që tregon edhe përkushtimin e forcave të NATO-s e partnerëve tanë për ta mbrojtur paqen dhe sigurinë në vendin tonë”.

“Dhe jo vetëm prezencë ushtarake, por kemi edhe prezencë të mjeteve ushtarake të cilat i shfrytëzon NATO-ja, dhe në të njëjtën kohë dhe me armatimin që e ka e blerë Republika jonë, dhe me forcimin e çdo ditshëm e institucioneve të sigurisë, jemi shumë më të fortë seç kemi qenë më parë”.

“Mbi të gjitha është vendosmëria dhe vullneti i palëkundur i Republikës së Kosovës që me çdo çmim ta mbrojmë territorin tonë, shtetin tonë , sovranitetin dhe pavarësinë, e cila është fituar me shumë sakrificë”, ka thënë Osmani.

Më tej, ajo ka theksuar se aleatët e Kosovës i bën të ditur Vuçiqit kufijtë e Kosovës dhe se do të vazhdojnë t’ia bëjnë të ditur këtë.

“Vuçiqi mund të mendoj çka do i takon mendësisë së Millosheviçiqit, Millosheviçiq ka menduar edhe në atë kohë që është mbi tërë botën, dhe që pjesa tjetër janë të vegjël, por e ka marrë përgjigjen e merituar, edhe në këtë rast Vuçiqi mund të mendoj se është i fuqishëm, por ai në të njëjtën kohë i di kufijtë shumë mirë, sepse bota demokratike e udhëhequr nga ShBA-ja ia ka bërë atij të ditur shumë mirë kufijtë, dhe këtë ia bënë të ditur çdo ditë, kështu që ata e dinë se diçka të tillë si Banjska sërish përsëri do të dalin humbës, do të ikin këmba-dorasi nga profesionalizmi dhe vendosshmëria e Policisë së Kosovës”, ka pohuar Osmani.

Osmani: Masat e Vuçiqit nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën, qëllimi i tij është destabilizimi i rajonit

Gjithashtu lexoni:

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Kosova News 17/09/2024 17/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete
16:04 -07/08/2026
Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në
15:48 -07/08/2026
Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush
15:15 -07/08/2026
Meksika del kundër Concacaf dhe mbështet Infantinon, përplasje e re në FIFA
14:25 -07/08/2026
Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve
14:05 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?