KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OSBE: Institucionet të ofrojnë qasje të barabartë në banim social për të gjitha komunitetet e cenueshme
Lajme

OSBE: Institucionet të ofrojnë qasje të barabartë në banim social për të gjitha komunitetet e cenueshme

Kosova News
Kosova News 14:23 -16/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i OSBE-së ka publikuar sot raportin tematik “Vlerësimi i banimit social dhe ndërtimit të banesave sociale në Kosovë 2018 – 2023” që shqyrton situatën rreth banimit social në 34 komuna në Kosovë në gjashtë vitet e fundit.

Në komunikatën e Misionit të OSBE-së në Kosovës thuhet se raporti konkludon se komunat kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përgatitjen dhe zbatimin e programeve të banimit social dhe se përfituesit janë përzgjedhur përgjithësisht në përputhje me parametrat e ligjit.

“Megjithatë, raporti vë në dukje se komunat jo gjithmonë i kanë përmbushur obligimet e tyre sa i përket vlerësimit të nevojave për banim social, ndarjes së burimeve njerëzore dhe financiare të nevojshme, përgatitjes dhe miratimit të programeve të banimit social në kohën e duhur, apo kërkimit të fondeve nga niveli qendror për të monitoruar dhe zbatuar këto programe”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu thuhet se raporti konstaton se ka pasur mungesë të përgjithshme transparence në lidhje me historikun e aplikantëve/përfituesve dhe mungesë të të dhënave të ndara, gjegjësisht të kategorizuara sipas gjinisë ose sipas komuniteteve joshumicë, e që theksohet se është thelbësore për identifikimin e grupeve të cenueshme ose të pafavorizuara në nevojë për banim social.

Të dhëna të tjera të kategorizuara, siç janë ato për persona me aftësi të kufizuar, persona të zhvendosur ose viktima të dhunës në familje ose dhunës ndaj grave, thuhet se përgjithësisht nuk janë përfshirë gjithashtu.

“Gjetjet në raport tutje tregojnë se palët e treta kanë luajtur një rol të madh në ndërtimin e banesave sociale në Kosovë gjatë viteve 2018-2023. Bazuar në të dhënat e mbledhura, komunat kanë pasur një tendencë të shtuar për t’iu drejtuar palëve të treta, kryesisht OJQ-ve, për të ndërtuar shtëpi private banimi për përfituesit në vend të ndërtimit të banesave sociale siç parashihet në Ligjin e Kosovës për Banim Social”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se zyrtari ligjor në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Bilbil Kastrati, ka theksuar se raporti rekomandon që institucionet duhet të jenë të përgjegjshme dhe transparente për fondet që i kanë marrë nga akterët joinstitucionalë dhe që kriteret e përzgjedhjes për përfituesit t’i përmbahen legjislacionit në fuqi.

“Raporti përmbyllet me rekomandime për institucionet kryesore në këtë fushë: Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunat, me qëllim të forcimit të sistemit të banimit social për të ofruar mundësi të barabarta banimi për të gjitha komunitetet e cenueshme në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

Kosova News 16/05/2024 16/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?