Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në rrugën “Hamdi Ferati” në Vushtrri, nën dyshimin se në një lokal kanë ofruar organizimin e lojërave të fatit.
Sipas raportit 24 orësh, njësitë relevante policore kanë sekuestruar 10 mijë e 90 euro para të gatshme, një telefon dhe një kompjuter me që dyshohen se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit (online).
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Bëhet e ditur se rasti në fjalë vazhdon të jetë nën hetime të njësiteve përkatëse policore./KosovaNews/


