KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Organizata zvicerane del me paralajmërim për kosovarët që duan t’i dërgojnë qentë ose macet në Zvicër
Siguri

Organizata zvicerane del me paralajmërim për kosovarët që duan t’i dërgojnë qentë ose macet në Zvicër

Kosova News
Kosova News 13:10 -20/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Që nga fillimi i pushimeve verore, më janë paraqitur vajza duke qarë në telefon. Ato më kanë treguar se kanë sjellë qen nga Kosova në Zvicër pa dokumente të vlefshme – dhe pastaj ata u janë konfiskuar nga zyra veterinare në Bazel dhe më pas në Cyrih. Të dy qentë do të eutanizohen (vrasje me asistencë) përveç nëse pronaret nuk i kthejnë sërish në Kosovë.”

Kështu shkruan Helen Wormser, drejtuese e organizatës zvicerane për mbrojtjen e kafshëve StrayCoCo, në një letër, për t`ua bërë të njohura kosovarëve veprimet që duhen ndërmarrë në këto raste.

Letra e Wormser:

Kosovarët në Zvicër gjithmonë kontaktojnë organizatën StrayCoCo për probleme të ngjashme – thërrasin edhe gjermanët sepse ne jemi e vetmja organizatë e huaj që punojmë me veterinerë dhe sigurojmë strehë ku mund të strehohen qentë dhe të jetojnë në mënyrë kolektive.

Pra, si çdo vit, nga Zvicra apo Gjermania qentë (nga rastet si ato të përmendura më lartë) kthehen në Kosovë dhe, që të mund të eksportohen legalisht në Zvicër apo Gjermani, duhen katër muaj. Gjithçka kushton shumë, aq më tepër që zyrat veterinare të kantoneve zvicerane i karantinojnë qentë për 10 ditë më parë, gjë që i kushton shumë para edhe importuesit, thotë Wormser për albinfo.ch. Ata nuk do t’i kthejnë qentë para se të kenë rezervuar fluturimin për në Prishtinë. Pra edhe fluturimi duhet paguar, konvikti i qenit, vaksinat, analizat etj… Për të gjitha këto duhet të llogaritësh të shpenzosh fare lehtë 2000 CHF/EUR. Dhe kjo ndodh vetëm për faktin se nuk ke treguar vëmendje dhe nuk ke pyetur më parë.

Të dashur dashamirës të kafshëve, kushtojini vëmendje! Fondacioni i qenve StrayCoCo njofton: Javën e kaluar zyrat veterinare të Cyrihut dhe Bazelit konfiskuan dy qen të importuar ilegalisht nga Kosova. Ju nuk mund t’i merrni qentë apo macet në Kosovë, thjesht nga rruga apo t’i bleni, për t`i sjellë këndej. Si BE ashtu edhe Zvicra kanë rregulla strikte se kur mund të importohet një kafshë. Nuk mjafton thjesht një pasaportë qeni dhe një vaksinim kundër tërbimit!

Gjithashtu, mos u besoni me mendjelehtësi asnjë veterineri, pasi shumica e veterinerëve në Kosovë nuk janë të njohur me rregulloret e importit në BE/Zvicër. Ka pak veterinerë në Prishtinë, pastaj në Gjakovë, Vushtrri dhe Mitrovicë që rregullisht përgatisin qen për eksport. Koha e përgatitjes është 4 muaj.

Çfarë kërkojnë BE-ja dhe Zvicra?

1.) implant çipi;

2.) Vaksinimi i njëkohshëm kundër tërbimit – të gjitha të shënuara në kartën e vaksinimit

3.) Një muaj pas vaksinimit kundër tërbimit, duhet të kryhet një test titrimi në një laborator të miratuar nga BE;

4.) Nëse qeni e ka kaluar testin, duhet të prisni edhe 3 muaj para se ta importoni në BE/Zvicër me dokumentet përkatëse, pasaportën dhe testin e titrit.

5.) Pastaj ka dallime nëse merrni një kafshë me vete me makinë apo aeroplan.

Në Zvicër ju duhet një leje importi nga Zyra Federale e Veterinarisë për fluturimin, shrkuan albinfo.ch. Për më tepër, Zvicra nuk e lejon pronarin t’ia besojë qenin një pale të tretë – ju duhet të fluturoni vetë. Mund të hyni kudo me makinë pa leje nga organet veterinare, me kusht që të keni respektuar rregullat e mësipërme. Palët e treta gjithashtu mund të sjellin qenin tuaj me vete.

Nëse doni të “shpëtoni” një kafshë, siguroni më shumë kohë dhe mos e dërgoni atë në vdekje të sigurt në Zvicër/BE! Ky nuk është shpëtim! Gjeni të afërm që janë të gatshëm të kujdesen për qentë tuaj për disa muaj derisa ata të jenë gati për të udhëtuar. Gjithë të mirat për ju dhe kafshën tuaj të re! Përshëndetje edhe nga StrayCoCo.com.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 20/07/2022 20/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?