KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita e kundërshton shtrenjtimin e mundshëm të energjisë elektrike
Ekonomi

Opozita e kundërshton shtrenjtimin e mundshëm të energjisë elektrike

Kosova News
Kosova News 10:13 -11/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), gjatë javës që shkoi ka paralajmëruar sërish shtrenjtim të energjisë elektrike. Shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për këtë vit, po e kundërshtojnë deputetë të opozitës.

PDK e LDK thonë se ZRrE nuk duhet të ndikohet nga politika e Qeverisë. Po ashtu, sipas deputetëve të dy partive, rritja e çmimit të energjisë elektrike është e papranueshme dhe vështirëson jetën e qytetarëve.

Megjithatë, të njëjtit mendim nuk janë edhe deputetët e shumicës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se nuk pritet që të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk është në vendimin e ZRrE-së nëse do të rriten ose shtrenjtohet energjia, sepse ka edhe faktor të tjerë. Në këtë rast në kuadër të buxhetit, ne kemi miratuar një shtesë prej 75 milionë euro me donacion të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët në këtë fazë. Duke i parë zhvillimet në sektorin e energjisë, ajo çfarë vërehet është se ka nevojë të kursehet, për arsyeje se ka një zbritje të konsumit falë masave qeveritare dhe ndihmave që ka bërë qytetarët. Por, në anën tjetër ekziston edhe një dy muaj të vështirë që duhet të tejkalohen disi me shpresën që pastaj do të tejkalohet kriza energjetike. Unë nuk pres një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike”, thotë Muja.

Këtë po e kundërshtojnë deputetët e opozitës, të cilët e konsiderojnë barrë shtesë për qytetarët.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë se kjo është jashtë çdo logjike socio-ekonomike për qytetarët e vendit.“Nëse ZRrE niset nga faktori ligjor, nga faktori real ekonomik, nëse i merr parametrat socio-ekonomik të vendit, nuk besoj që do të ketë ngritje. Por nëse ZRrE bie në ndikimin e politikës së Qeverisë, në atë se çfarë kemi parë se si ka menaxhuar këtë sektor deri më tash edhe është e mundshme ngritja e çmimit. Për ne është e papranueshme, por megjithatë ne po presim vendimin përfundimtar ligjor nga një institucion, i cili kemi dëshirë që të jetë krejtësisht i pavarur në vendimmarrje”, deklaron ai.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku thekson se ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike është i panevojshëm.“Është e papërballueshme edhe një herë rritja e çmimit të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh inflacionin e lartë në Kosovë dhe qytetarët nuk e dinë se qysh kanë për të përballuar edhe një rritje të energjisë elektrike. Aq më keq tani në kohën kur po përmirësohet koha. Nuk kemi ndonjë dimër shumë të fortë që të ketë reduktime apo ngarkesa shumë të mëdha. Koha është duke u përmirësuar nuk e shoh të arsyeshme që kanë arsyeje për të rritur çmimin e energjisë përderisa pagat janë ende të njëjta”, përfundon Bunjaku.

Ajo paralajmëron diskutim në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 11/02/2023 11/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?