KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OFK për Ligjin për çmimin e barnave: Rrezikon krijimin e monopoleve, shkakton mungesë barnash
Lajme

OFK për Ligjin për çmimin e barnave: Rrezikon krijimin e monopoleve, shkakton mungesë barnash

Kosova News
Kosova News 13:18 -06/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se vendimet e shpeshta dhe të paqëndrueshme të Ministrisë së Shëndetësisë për rregullimin e çmimeve të barnave po shkaktojnë paqartësi dhe probleme serioze në tregun farmaceutik

Bytyqi ngriti shqetësime të forta se Ligji për çmimet e produkteve medicinale mund të çojë në krijimin e monopoleve dhe mungesë të barnave esenciale për qytetarët.

Ai gjithashtu kritikoi vendimmarrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, duke e cilësuar atë të paqëndrueshme dhe të izoluar nga konsultimi me Odën e Farmacistëve.

“Ne si Odë kemi qenë dhe jemi për unifikimin e çmimeve, pra ligji duhet që të zbatohet në tërësinë e vet, por me vërejtjet që i kemi dhënë ne dhe që kanë dalë të jenë të vërteta të gjitha ato që i kemi potencuar. E them këtë, sepse e kemi kundërshtuar vendimin apo pikën numër 6 të vendimit të asaj kohe, pikë e cila i vinte në vështirësi të madhe farmacistët, por edhe të gjithë akterët, të cilët duheshin që ta implementonin atë. Ai vendim parashihte që barnatoret duhej të vendosnin çmimet në barna, pra ishte i kundërligjshëm si vendim, pika gjashtë, sepse dihet saktësisht se kush vendos apo shtyp apo jep banderola. Ajo është Agjencia e Kosovës për Pajisje të Produkteve dhe assesi barnatorja, apo në këtë rast farmacisti. Kohët e fundit ne e kemi parë që është ndryshuar një vendim, është vendosur një vendim tjetër i ministrit, pastaj prapë është anuluar. Vendimet e ministrit janë vendime që po i dalin të jenë vendime shumë afatshkurtra, tre-katërditore, që më nuk po mund të thirremi se në cilin vendim ka gabuar”, tha Bytyqi.

Një shqetësim tjetër i Odës së Faramcistëve, sipas Bytyqit, është është rreziku i krijimit të monopoleve, që mund të sjellë kontroll të tregut nga një numër i vogël kompanish.

“Për hir të opinionit duhet ta theksoj që ministria është tërësisht e mbyllur në raport me Odën, nuk e dimë me kë konsultohet. Çka kemi pasur ne parasysh, janë këto vendime, të cilat janë të pamatura, por që mund të jenë edhe me efekt kundërligjor dhe mund të dërgojnë drejt shtrimit të rrugës së forcimit të dy apo tri kompanive, gjegjësisht të krijimit të disa oligarkëve të rinj me apo pa vetëdijen e ministrit të Shëndetësisë”, tha ai.

Bytyqi tha se me zbatimin e Ligjit të ri në terren, efektet negative tashmë po ndihen, me mungesa të barnave esenciale.

mund të jenë edhe me efekt kundërligjor dhe mund të dërgojnë drejt shtrimit të rrugës së forcimit të dy apo tri kompanive, gjegjësisht të krijimit të disa oligarkëve të rinj me apo pa vetëdijen e ministrit të Shëndetësisë”, tha ai.

Bytyqi tha se me zbatimin e Ligjit të ri në terren, efektet negative tashmë po ndihen, me mungesa të barnave esenciale.

“Kanë filluar disa mungesa në tregun tone. Kemi pasur ankesa nga kolegët tanë farmacistë anembanë Republikës. Ankesat e tyre janë shumë të bazuara, janë humanitare në radhë të parë sepse ata aty dalin për t’u shërbyer qytetarëve për nevojat e tyre. Pra, kemi pasur rastin e infuzioneve, ku qytetarët janë detyruar në raste edhe më ekstreme që të shkojnë të marrin për nevojat e sëmundjeve të familjarëve të tyre edhe në Kukës apo edhe në Shkup infuzione”, tha ai.

Përveç mungesave, Bytyqi theksoi se çmimet e disa barnave janë rritur, pavarësisht nga synimi i Ligjit për uljen e tyre.

“Kjo jo domosdoshmërisht ka ndodhur ashtu, sepse ka barna, të cilave edhe u është rritur çmimi. Nuk janë shumë, por ka. Mos të harrojmë që me rëndësi për MSh-në, për farmacistët, për qytetarët është furnizimi me barna. Sepse ne mund të vendosim edhe çmime tepër të ulëta e të mos ketë barna, atëherë i bie që nuk ke ulur asgjë, vetëm e ke rritur pamjaftueshmërinë në treg apo mosfurnizimin e qytetarëve me barna të nevojshme, të domosdoshme për shëndetin dhe jetën e tyre”, tha ai.

Bytyqi gjithashtu ngritur shqetësime për çmimet në krahasim me vendet fqinje.

“Me ligjin e ri, kolegët tanë, sepse ne kemi kolegë të cilët merren edhe me importim, kemi kolegë që njohin mirë pjesë të caktuara të fushës. Dy-tre nga ta më kanë thënë se ka barna të cilat janë shumë më të shtrenjta në listat e reja sesa që janë në Shqipëri ose Maqedoni, pra dy vendet që i kemi referenca edhe me ligj. Rrjedhimisht, kjo po del që nëse proklamimi ka qenë për ulje, gjithsesi me doemos apriori nuk paska ndodhur të jetë ashtu. Përveç nevojës së qytetarëve për të pasur qasje të lehtë në barna, i frikësohemi rrezikut të krijimit të monopoleve, e monopolet janë parakusht për krijimin e oligarkëve”, tha Bytyqi.

Gjithashtu lexoni:

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Kosova News 06/04/2025 06/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?