KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OEK me thirrje urgjente ndaj ZRrE-së, bizneset po humbin mbi 328 mijë euro në ditë
Ekonomi

OEK me thirrje urgjente ndaj ZRrE-së, bizneset po humbin mbi 328 mijë euro në ditë

Kosova News
Kosova News 13:16 -01/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me Shoqatën e Prodhuesve të Kosovës, ka ngritur alarmin për pasojat financiare që po shkakton dalja e detyruar e bizneseve në tregun e lirë të energjisë, duke kërkuar urgjentisht pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Sipas të dhënave të tyre, bizneset prodhuese janë duke u përballur me një dëm mesatar ditor prej rreth 328 mijë euro, që përkthehet në rreth 10 milionë euro në muaj. Kjo si pasojë e çmimeve të larta në tregun e lirë dhe moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Komerciale nga ZRrE, thuhet në njoftimin e OEK-ut në Facebook.

Efekti domino i këtij vendimi po rrezikon jo vetëm likuiditetin financiar të sektorit prodhues, por edhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Sipas OEK-ut, kërkesat për parapagim të dy muajve depozitë nga operatorët e furnizimit me energji arrijnë në rreth 20 milionë euro, duke detyruar shumë biznese të marrin kredi dhe të paguajnë interesa shtesë. Ndërkohë, vetëm për muajin gusht, bizneset do të duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro para të gatshme, përfshirë faturat dhe depozitat.

“Pezullimi i vendimit të ZRrE-së sot është akt patriotik”, thuhet në reagimin e përbashkët, duke nënvizuar se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur ekonominë, biznesin dhe qytetarin e Kosovës.

OEK kërkon që urgjentisht të ndërhyhet për të rikthyer një qasje më të balancuar ndaj sektorit të energjisë dhe për të garantuar kushte të qëndrueshme për bizneset vendore.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 01/08/2025 01/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik
17:55 -10/07/2026
Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?