KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Oda e Infermierëve të Kosovës, drejt anëtarësimit në Federatën e Infermierëve të Evropës
Shëndetësi

Oda e Infermierëve të Kosovës, drejt anëtarësimit në Federatën e Infermierëve të Evropës

Kosova News
Kosova News 11:42 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në takimin e 115-të të Federatës së Infermierëve të Evropës (EFN) që është mbajtur në Bled të Sllovenisë, OIK ka marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit derisa janë bërë hapa të rëndësishëm për anëtarësimin e OIK në EFN

Një delegacion i Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë i udhëhequr nga kryetari Naser Rrustemaj, ka marrë pjesë në takimin e 115-të të Federatës së Infermierëve të Evropës (EFN) që është mbajtur në Bled të Sllovenisë.

Në këtë takim, kryetari Rrustemaj dhe delegacioni i OIK, kanë takuar Elizabeth Adams, Presidente e Federatës Evropiane të Shoqatave të Infermierëve si dhe Paul de Reave, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Infermierëve të Evropës (EFN).

Nikoqir i këtij takimi ka qenë Asociacioni slloven i infermierisë i udhëhequr nga zonja Monika Azhman.

OIK ka marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit derisa ka vlerësuar se ky është një hap tejet i rëndësishëm për OIK, pasi hapi i ardhshëm do të jetë aplikimi dhe anëtarësimi në Federatën e Infermierëve të Evropës (EFN).

Kjo do të ndodhë në takimin e shkurtit 2023 kur do të shqyrtohet kërkesa e OIK që të jetë anëtare e EFN-së.

Në prill të vitit 2023 OIK pritet të ftohet edhe zyrtarisht për të qenë pjesë e EFN-së.

Komuniteti infermieror do të përfitojë shumë nga ky anëtarësim.

Kompetencat praktike dhe njohjet do të harmonizohen në nivel të BE-së dhe të licencuarit në OIK do të jenë të barabartë me të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, pjesëtarë të odave dhe asociacioneve evropiane të infermierisë.

OIK ka treguar gatishmëri të plotë për të përmbushur kriteret e EFN-së, për të qenë pjesë e kësaj organizate.

Gjithashtu lexoni:

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Zeniti konfirmon tërhiqjen nga gara për Mirlind Dakun: Kërkesa financiare, pengesa kryesore
21:41 -17/06/2025
Prindërit që bëjnë këto 6 gjëra rrisin fëmijë të pjekur emocionalisht
20:58 -17/06/2025
Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj
20:55 -17/06/2025
Mjaftojnë tre përbërës që atletet tuaja të vjetra të shkëlqejnë si të reja: Riktheni bardhësinë e tyre!
20:52 -17/06/2025
Klubi i Serie A e ka prioritet transferimin e Milot Rashicës – detaje nga oferta e arritur te Besiktasi
20:48 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?