KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OBSH: Rreth 16 për qind e popullsisë së botës është sterile
Botë

OBSH: Rreth 16 për qind e popullsisë së botës është sterile

Kosova News
Kosova News 22:38 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një në gjashtë persona në mbarë botën përballen me probleme steriliteti, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 4 prill.Ky raport gjithashtu vuri në dukje se nuk ka shumë dallime në përqindjet e përhapjes së këtij fenomeni mes vendeve me të ardhura të larta, të mesme dhe të ulëta mesatare.Përqindja e të rriturve të prekur nga steriliteti gjatë jetës së tyre është 17.8 për qind në vendet me të ardhura të larta dhe 16.5 për qind në ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme.OBSH-ja bëri thirrje për qasje më të mirë në kujdesin e fertilitetit në të gjitha vendet. Kjo organizatë e përkufizon sterilitetin si dështimin për të arritur një shtatzëni pas mbi 12 muajve marrëdhënie seksuale të rregullt të pambrojtur.Trajtime mjekësore dhe procedura kirurgjikale mund të përdoren për t’i ndihmuar veçanërisht gratë, ndërsa inseminimi intrauterin (IUI) ose fekondimi in vitro (IVF) janë gjithashtu opsione për çiftet që duan të bëjnë fëmijë.

OBSH-ja thotë se në shumicën e vendeve, trajtimi i fertilitetit financohet nga individët dhe jo nga shërbimet shëndetësore kombëtare, gjë që mund të rezultojë në vështirësi financiare për shumë njerëz.Sipas raportit, njerëzit në vendet më të varfra shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për kujdesin e fertilitetit në krahasim me njerëzit më të pasur.Kostot e larta shihen si një nga faktorët që i pengojnë njerëzit të kenë qasje në trajtime të tilla dhe përfundimisht të mos jenë në gjendje të mbeten shtatzënë në ato raste kur metodat natyrore dështojnë.“Raporti zbulon një të vërtetë të rëndësishme – infertiliteti nuk diskriminon”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom.Ai shtoi se “përqindja e madhe e njerëzve të prekur tregon nevojën për ta zgjeruar qasjen në kujdesin e fertilitetit dhe për t’u siguruar që kjo çështje të mos anashkalohet më në hulumtimet dhe politikat shëndetësore, ashtu që që mënyra më të sigurta, efektive dhe të përballueshme për të arritur prindërimin të jenë të qasshme për ata që i kërkojnë”./REL

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
09:03 -10/07/2026
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?