KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OBSH ngre alarmin: 1 në 6 njerëz në mbarë botën preken nga infertiliteti
Botë

OBSH ngre alarmin: 1 në 6 njerëz në mbarë botën preken nga infertiliteti

Kosova News
Kosova News 21:13 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth një në gjashtë njerëz në mbarë botën përballen me infertilitet në një moment të jetës së tyre. Në këtë përfundim ka arritur një raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), i cili tregon se asnjë kontinent nuk është më mirë.

“Kjo është një çështje globale që prek njerëzit në të gjitha vendet dhe në të gjitha sferat e jetës”, u tha gazetarëve Dr Gitau Mburu, një shkencëtar i fertilitetit në OBSH.

Agjencia shëndetësore e përkufizon infertilitetin si “një sëmundje e sistemit riprodhues të mashkullit apo femrës e përcaktuar nga dështimi për të arritur një shtatzëni pas 12 muajsh ose më shumë të marrëdhënieve të rregullta seksuale të pambrojtura”.

Vlerësimet e mëparshme të OBSH-së që i përkasin periudhës 1990 deri në 2021 sugjerojnë se 48 milionë çifte dhe 186 milionë njerëz jetojnë me infertilitet në mbarë botën.

“Në bazë të të dhënave që kemi, nuk mund të themi se infertiliteti është në rritje apo konstant”, tha Dr James Kiarie, Shefi i Kontracepsionit dhe Kujdesit të Fertilitetit të OBSH-së.

Raporti zbuloi gjithashtu se prevalenca e infertilitetit ndryshon pak nga një rajon gjeografik në tjetrin. Prevalenca gjatë gjithë jetës së infertilitetit dhe përqindja e një popullsie që e ka përjetuar njëherë atë në jetën e tyre ishte 17.8 për qind në vendet me të ardhura të larta dhe 16.5 për qind në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Përpjekja për të mbetur shtatzënë mund të ketë gjithashtu pasoja të gjera në jetën e njerëzve të prekur, nga ankthi dhe depresioni te stigma sociale dhe dhuna në familje.

Në çdo moment në kohë, rreth 12.6 për qind e popullsisë globale lufton me infertilitetin. Kjo përqindje ishte më e larta në rajonin afrikan të OBSH-së, me 16.4 për qind, dhe më e ulëta në Rajonin e Mesdheut Lindor, me 10 për qind.

Megjithatë, raporti thekson se mungesa e të dhënave të disponueshme në shumë vende e bëri të vështirë krahasimin në detaje të barrës së infertilitetit në mbarë botën dhe kërkon përmirësime në mënyrën se si kryhen kërkimet mbi infertilitetin, në mënyrë që të dhënat e ardhshme të jenë më të qëndrueshme dhe më të lehta për t’u krahasuar.

Raporti i OBSH-së nuk jep një ndarje të infertilitetit mashkullor dhe femëror. Steriliteti mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të ndryshëm, në sistemin riprodhues të mashkullit ose të femrës, ose në të dyja. Në disa raste, shkaqet e infertilitetit mbeten të pashpjegueshme.

Ndërsa teknikat e riprodhimit të asistuar si fekondimi in vitro (IVF) janë të disponueshme për më shumë se tre dekada, OBSH-ja tha se këto teknologji janë të paarritshme dhe të papërballueshme në shumë pjesë të botës, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në shumicën e vendeve, trajtimet e fertilitetit financohen kryesisht nga xhepi. OBSH-ja u bën thirrje qeverive të përmirësojnë parandalimin, diagnostikimin dhe kujdesin e infertilitetit dhe të sigurojnë akses më të barabartë në trajtime të tilla si IVF.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?