KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OBSH-ja rekomandon ilaçet e diabetit GLP-1 kundër obezitetit
BotëShëndetësi

OBSH-ja rekomandon ilaçet e diabetit GLP-1 kundër obezitetit

Kosova News
Kosova News 11:18 -02/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të hënën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rekomanduar ilaçet kundër diabetit, GLP-1, të përdorën kundër obezitetit tek të rriturit. 

OBSH-ja ka deklaruar se GLP-1 mund të jetë pjesë e një strategjie për trajtim afatgjatë që kombinon medikamentet me konsultime rreth dietave të shëndetshme si dhe aktiviteteve fizike, ka raportuar NBC News. 

Zyrtarët e OBSH-së, udhëzuesin e kanë publikuar të hënën në gazetën JAMA, duke cekur se ilaçi mund të përdoret në afat të gjatë për trajtim të vazhdueshëm për gjashtë muaj ose më shumë.

“Terapia me GLP-1 nuk përbën vetëm një arritje shkencore, por shënon kapitull të ri në konceptin se si shoqëria i qaset obezitetit, nisur nga perceptimi që kishte në fillim si ‘pasojë e stilit të keq të jetesës’ e deri tek një kompleks i parandalueshëm e sëmundje kronike që ka trajtim”, kanë shkruar zyrtarët.

Sidoqoftë, në udhëzim gjithashtu thuhet se “ilaçi nuk mund të luftojë obezitetin global i vetëm”. Faktorë gjenetikë e mjedisorë si rritja e nivelit të stresit dhe rritja e ekspozimit ndaj ushqimeve të shumë procesuara, kontribuojnë gjithashtu.

Klasa e medikamenteve që po rekomandohen, të njohura si GLP-1, mund ta mundin apetitin e njeriut duke emituar një hormon,  i cili i jep sinjale trurit kur njeriu është i ngopur.

Ky ilaç është bërë shumë i popullarizuar përgjatë viteve të fundit si pjesë e një mali me dëshmi që sugjerojnë se mund të ndihmojë në humbje peshe e të ulë rrezikun për telashe shëndetësore që lidhen më obezitetin, të tilla si tensioni i lartë i gjakut e sulmi ne zemër.

Sipas think-tankut KFF, në SHBA, raportohet se 1 në 8 persona është duke marrë medikamentin GLP-1 për humbje peshe si dhe telashin tjetër shëndetësor – diabetin.

OBSH-ja në muajin shtator e ka shtuar medikamentin GLP-1 në listën e barnave esenciale për trajtimin e diabetit, por nuk mund të bënte njësoj për trajtimin e obezitetit, pasi medikamenti, veç vetë, nuk mund ta ndalojë obezitetin.

Udhëzuesit e ri të organizatës, të cilët janë punuar nga komiteti i obezitetit, farmacistë dhe ekspertë të shëndetit publik, erdhën si kërkesë nga vetë anëtarët e OBSH-së. Ata kanë ardhur pas aprovimit të GLP-1 si medikament nga autoritetet, përfshirë Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Shumë vende marrin parasysh udhëzimet e OBSH-së për politikat e tyre shëndetësore.

Rekomandimet e agjencisë vijnë të kushtëzuara, gjë që do të thotë se duhen me shumë prova. Në dokumentet që janë publikuar në JAMA, zyrtarët e OBSH-së kanë cekur se në afat të gjatë, janë të nevojshme më shumë të dhëna rreth sigurisë dhe efikasitetit, si dhe uljen e çmimit në mënyrë që medikamenti të jetë sa më i qasshëm.

Medikamentet më të popullarizuara për humbje peshe në SHBA janë Zepbound nga brendi Eli Lilly dhe Wegovy nga brendi Novo Nordisk, të cilët kushtojnë 1000 dollarë amerikanë në muaj. Në botë e famshme është edhe Ozempic.

Sidoqoftë administrata e presidentit te SHBA-së, Donald Trump, së fundmi ka njoftuar se ka bërë marrëveshje me kompanitë farmaceutike që të mund të ulet çmimi për njerëzit që e paguajnë nga xhepi i tyre.

GLP-1 është shkurtesë për Glucagon-Like Peptide-1, hormon natyral që prodhohet në zorrë, e që rregullon sheqerin në gjak duke stimuluar prodhimin e insulinës kur nivelet e sheqerit rriten, ngadalëson zbrazjen e stomakut dhe ul apetitin. 

Gjithashtu lexoni:

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Kosova News 02/12/2025 02/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?