KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Objekti 70-vjeçar i shkollës në Kaçanik rrezik për 900 nxënësit
ArsimSiguri

Objekti 70-vjeçar i shkollës në Kaçanik rrezik për 900 nxënësit

Kosova News
Kosova News 23:35 -05/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nxënësit janë të rrezikuar nga çatia që pikon uji sa herë që ka reshje të shiut, por edhe nga sistemi i vjetruar i energjisë elektrike, teksa përballen me kundërmim nga kanalizimi dhe me mykun. Gjendja e objektit të shkollës ka nxitur reagimin e prindërve të nxënësve, të cilët kanë adresuar kritika ndaj institucioneve lokale dhe atyre qendrore rreth mosshqyrtimit të kërkesave për ndërtimin e një shkolle të re

Afro 900 nxënës të shkollës fillore “Emin Duraku” në Kaçanik prej vitesh po i zhvillojnë mësimet në kushte të rënda, si pasojë e vjetërsisë së objektit.

Ata janë të rrezikuar nga çatia që pikon uji sa herë që ka reshje të shiut, por edhe nga sistemi i vjetruar i energjisë elektrike, teksa përballen me kundërmim nga kanalizimi dhe me mykun.

Gjendja e objektit të shkollës ka nxitur reagimin e prindërve të nxënësve, të cilët kanë adresuar kritika ndaj institucioneve lokale dhe atyre qendrore rreth mosshqyrtimit të kërkesave për ndërtimin e një shkolle të re, raporton koha.

Valdet Raka, kryetar i Këshillit të Prindërve të nxënësve të kësaj shkolle, ka thënë se objekti nuk i përmbush as kushtet minimale për zhvillim të procesit mësimor, pasi që i vë në rrezik nxënësit. “Shqetësimet e mia, por edhe të prindërve që i kanë fëmijët e tyre në këtë shkollë janë të shumta, duke pasur parasysh edhe kërkesat drejtuar nivelit komunal dhe atij qendror. Andaj, për tërë këto vite nuk kemi pasur ndonjë rezultat konkret. Fatkeqësisht, kjo shkollë nuk i plotëson kriteret për mësimnxënie, për shkak të vjetërsisë së saj”, ka thënë Raka.

Ai ka bërë të ditur se lidhur me problematikën prindërit kanë mbajtur mbledhje të shpeshta porse kërkesat e adresuara nuk kanë gjetur mbështetje.

Emir Loku, prind i një nxënësi të shkollës, ka theksuar se kërkesat kanë hasur në veshë të shurdhër dhe se askush nuk e ka trajtuar çështjen.

“Si prind i dy fëmijëve që mësojnë në klasën e parë dhe në klasën e katërt jam i shqetësuar se kjo shkollë i ka bërë mbi 50 vjet që është ndërtuar dhe është në gjendje tmerruese. Gjatë reshjeve atmosferike vazhdimisht pikon, ndërkaq sa u përket banjave, me insistimin e prindërve në mbledhje tani janë rregulluar sepse kanë qenë në gjendje të rëndë dhe kundërmonin erë të keqe. Shpresoj se në të ardhmen do të ndërtohet një shkollë e re, sepse këtu ka hapësirë të madhe”, ka thënë ai.

Drejtori për Arsim në Komunën e Kaçanikut, Zahir Doda, ka bërë të ditur se shkolla është ndërtuar gjatë viteve 50’. Shkaku i vjetërsisë ai ka pranuar se nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e procesit mësimor. Por për ndërtimin e një objekti të ri ai ka fajësuar Ministrinë e Arsimit që për katër vjet nuk u ka dhënë përgjigje kërkesave.

“Mundësitë financiare të Komunës së Kaçanikut janë të pamundësuara për ta mbuluar këtë projekt, sepse në këtë shkollë gravitojnë 896 fëmijë dhe është në pjesën urbane. Andaj, këtu nuk pritet që të zvogëlohet numri i fëmijëve porse vetëm mund të rritet. Prandaj duhet të jetë një objekt mjaft i madh, por Komuna e Kaçanikut nuk ka mundësi që ta mbulojë me buxhetin e saj”, ka thënë Doda.

Ai ka bërë të ditur se vlera e projektit për ndërtimin e një shkolle që do t’i përgjigjej numrit të nxënësve më herët ishte llogaritur të ishte rreth 2.5 milionë eurosh, por ka shtuar se me rritjen e fundit të çmimeve, kostoja mund të ngrihet në mbi 3 milionë. Sipas tij, në kërkesën e fundit drejtuar ministrisë gjatë muajit shtator është kërkuar që objekti të nisë së ndërtuari në bashkëfinancim, ashtu që nxënësit të kenë një ambient më të mirë për zhvillimin e mësimit.

Edona Kutleshi-Maliqaj, këshilltare për media në Ministrinë e Arsimit, ka thënë të jetë pranuar kërkesa për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Emin Duraku” në Kaçanik dhe se është prioritetizuar nga komisioni për prioritetizim në MASHTI qysh në vitin 2020. Ajo ka theksuar se planifikimet afatmesme nga MASHTI për projektet e reja bëhen tre vjet më herët për buxhetin në vitet në vijim.

“Për objektet ekzistuese, si edhe në rastin e shkollës ‘Emin Duraku’ në Kaçanik duhet të kemi edhe një ekspertizë lidhur me gjendjen e qëndrueshmërisë e stabilitetit të objektit dhe arsyeshmërinë pse duhet të ndërtohet një objekt i ri dhe jo të rinovohet objekti ekzistues (të cilën e kemi trajtuar edhe me Komunën e Kaçanikut ). Pra, nga Komisioni i MASHTI-it është ranguar si prioritet, por fillimisht do të kryhen ekspertizat që në këto raste kryhen nga niveli komunal ose ekspertët e angazhuar dhe pastaj do të vendoset për llojin e investimeve; ndërtim ose renovim”, ka thënë Maliqaj.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Kosova News 05/11/2022 05/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?