KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nushi: Uji i ambalazhuar s’ka shanse të dalë në treg pa i plotësuar standardet
Ekonomi

Nushi: Uji i ambalazhuar s’ka shanse të dalë në treg pa i plotësuar standardet

Kosova News
Kosova News 09:32 -03/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Burbuqe Nushi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që të dalë në treg ujë i ambalazhuar, i cili nuk i plotëson standardet e parapara.

Nushi ka thënë të premten në KTV se IKSHPK-ja i monitoron edhe kompanitë që prodhojnë ujë të pijshëm, ndonëse jo të gjitha, dhe se uji i tyre është brenda standardeve.

“Ne si Institut jemi monitorues të ujit të pijshëm, askund nuk shkruan se a është ujë i pusit, i kompanisë, apo i ujësjellësit. Edhe ato monitorohen te ne dhe po u garantoj se shanse nuk ka, nuk lejohet të dalë në treg një ujë që sado pak nuk i plotëson standardet e parapara. Edhe uji i ambalazhuar është brenda standardeve edhe pse ka disa kompani që nuk monitorohen por i kanë laboratorët e veta”, është shprehur ajo.

Nushi ka folur edhe rreth rekomandimeve të vazhdueshme të IKSHPK-së për vlimin e ujit, si pasojë e vërshimeve që ndodhën në disa qytete të Kosovës në janar, duke thënë se vlimi është një masë e garancisë.

“Instituti rekomandon vlimin si masë e garancisë për ndotjen bakterore në situata siç kemi qenë deri tash. Kjo nuk do të thotë se uji ka ndotje, absolutisht jo. Aty ku ka ujë në rubinetë, uji është i sigurt, problemi edhe për qytetarët dhe këndvështrimi i shëndetit publik, na shqetëson fakti i reduktimeve. Vlimi i ujit është siguri e shtuar. Kumtesa gjithmonë ka qenë kujdes të shtuar. Problematika na vjen prej zonave rurale sa i përket sëmundjeve me ujin. Shumica e bunarëve në Kosovë janë të cekët, të pambrojtur, të pamenaxhuar, jo të ndërtuar sipas standardeve dhe mundësia e kontaminimit të ujit është shumë e madhe”, ka shtuar Nushi.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 03/02/2023 03/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?