KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Numri i madh i nxënësve në klasa, detyron mësimin me tri ndërrime
Arsim

Numri i madh i nxënësve në klasa, detyron mësimin me tri ndërrime

Kosova News
Kosova News 10:31 -29/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkollat në kryeqytet po vazhdojnë të përballen me numër të madh të nxënësve nëpër klasë, ku disa prej tyre janë të detyruar të punojnë me tri ndërrime.

Sipas njohësve të çështjeve të arsimit, kjo situatë ndikon në cilësinë e arsimimit dhe investimet në infrastrukturë duhet të garantojnë organizim të mësimit sipas standardeve. E Komuna e Prishtinës në buxhetin e vitit 2023 ka planifikuar ndërtimin e tri shkollave të reja.

Në shumicën e shkollave në Komunën e Prishtinës  paralelet janë të mbingarkuar më nxënës ku numri i tyre sillet rreth 40.  E një numër i shkollave  janë detyruar që mësimin ta organizojnë në tri ndërrime. Njëra prej tyre është Shkolla fillore “Pavarësia”.

Drejtori i kësaj shkolle, Shefki Rusinovci, i tha Radio Kosovës se me mungesën e hapësirës shkollore përballen që gjashtë vite dhe këtë vit shkollor janë detyruar të hartojnë kalendarin që mësimi të organizohet në tri ndërrime.

 “ Ne nuk e kemi sfidën vetëm këtë vit por se paku që gjashtë vite. Kemi bërë kërkese për ndërtimin e një aneksi për të krijuar hapësirë të mjaftueshme që në kushte normale të zhvillohet proces edukativo  arsimor.  Ky vit është me i ngarkuari dhe na ka detyruar që të nxjerrim një kalendar me tri ndërrime. Edhe pse kështu me tri ndërrime prapëseprapë paralelet janë të ngarkuar me nxënës”, tha Rusinovci për Radio Kosova.

E, njohës të arsimit, po vlerësojnë se është i nevojshëm ndërtimi i objekteve të reja shkollore. Rinor Qehaja nga Instituti “ Edguard” në një përgjigje për Radio Kosovën, tha se investimet në infrastrukture duhet të bëhen në mënyrë që të garantojnë që numri i nxënëseve mos ta tejkalojë numrin e lejuar.

 “ Mbipopullimi i disa shkollave në qendra të mëdha vjen si  rezultat i migrimit të brendshëm dhe si i tillë kërkon përgjigje institucionale. Dhe kjo nënkupton që të kemi një rialokim të nxënësve në këto lagje por edhe ndërtim dhe investim në infrastrukturë që do të na garantojë që numri i nxënësve të mos tejkalonte atë të lejuarin në institucionet tona shkollore”, tha Qehaja për Radio Kosova. 

Ndërkohë, ditë më  parë Komuna e Prishtinës ka votuar buxhetin për vitin 2023 ku është gjatë vitit të ardhshëm, komuna ka planifikuar të ndërtojë edhe tri shkolla të reja, një në Lagjen “Kalabria”, një në Vranidoll dhe për ndërtimin e shkollës “7 shtatori”. Përveç ndërtimit të tri shkollave të reja, Komuna ka paraparë edhe ndërtimin e një aneksi në Shkollën “Pavarësia”.

Një draft dokument i Komunës së Prishtinës tregon se nxënësit e shkollave publike në Kosovë kalojnë më pak se 20 orë në shkollë që është pak krahasuar me vendet e tjera evropiane, ku nxënësit i kalojnë deri në 40 orë duke mësuar në shkollë. Në këtë dokument thuhet se nxënësit e Kosovës kanë më pak mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe dituritë e bashkëmoshatarëve të tyre në rajon e Bashkim Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+

MASh publikon rezultatet e mbështetjes financiare për 599 studentet vajza/gra në programet STEM

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

TAGGED: Numri i madh i nxënësve, SHKOLLAT
Kosova News 29/09/2022 29/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?