KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njohësit e arsimit kërkojnë që orët e humbura të kompensohen, efikasiteti i tyre në pikëpyetje
Arsim

Njohësit e arsimit kërkojnë që orët e humbura të kompensohen, efikasiteti i tyre në pikëpyetje

Kosova News
Kosova News 16:23 -05/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas grevës pesëjavëshe në tërë sektorin e arsimit, nxënësit iu rikthyen bankave shkollore të hënën e 3 tetorit. Megjithatë, ata sërish gjenden në mes përpasjeve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës.

Tash kur problemi i grevës është zgjidhur, ekzekutivi dhe sindikata kanë mospajtime të thella për kompensimin e orëve të humbura të mësimit.

Ministria e Arsimit të martën nxori vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vitit shkollor 2022-2023 dhe sipas këtij vendimi, ditët e humbura gjatë grevës do të kompensohen të shtunave deri në janar të 2023. Nga ky dikaster kanë thënë që kompensimi do të nisë nga 15 tetor 2022.

Por, ky vendim i MASHTI-t nuk i ka pëlqyer sindikatës, e cila ka thënë se në bazë të kontratës kolektive, orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen.

Zenun Nimani nga SBASHK-u ka deklaruar se opsion mbetet bashkimi i njësiteve mësimore, apo zhvillimi i tyre gjatë orëve të planifikuara për përsëritje.

Sipas njohësit të arsimit, Halim Hyseni, një propozim i tillë nga sindikata është tallje.

Njohësi i arsimit, Halim Hyseni

Ai, ka thënë se zëvendësimi i orëve të humbura të mësimit as nuk duhet të diskutohet si çështje.

“Shteti ligjor duhet të funksionojë. Në bazë të Ligjit për Greva, unë jurist nuk jam por unë mendoj që Qeveria e gëzon të drejt që të bëjë ndalesën e pagave për grevistët. Nuk është çështje e sindikatave kompensimi i orëve të humbura sepse mësimdhënësit e kanë detyrim që ta përmbushin planprogramin mësimor”.

“Kompensimi i orëve as nuk duhet të diskutohet si çështje. Propozimi i SBASHK-ut është vetëm tallje. Derisa sindikata vepron kështu dhe Rrahman Jasharaj tallet me një shtet, nuk meritojmë të quhemi shtet”, është shprehur Hyseni.

Ai tutje ka akuzuar SBASHK-un se është shndërruar në vegël kryesore për shkatërrimin e arsimit në Kosovë dhe se është tërësisht në shërbim të partive opozitare.

“SBASHK-u është një vegël në duart e partive opozitare që dua të them shkurt e shqip se po duan ta rrëzojnë qeverinë aktuale. Askund në botë nuk ndodh që grevat të organizohen në mënyrë të pakufishme. Sindikata është bërë vegla kryesore për shkatërrimin e arsimit në Kosovë sepse është tërësisht në shërbim të partive opozitare”, ka shtuar Hyseni.

Se orët e humbura duhet të kompensohen e thotë edhe drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja

.

Ai tha se oraret e kompensimit duhet të bëhen për secilën shkollë në koordinim mes komunitetit.

“Orët mësimore duhet të kompensohen, por oraret e kompensimit duhet të bëhet për secilën shkollë në koordinim mes komunitetit:, deklaroi Qehaja, duke shtuar se efikasiteti i tyre është pikëpyetje e madhe.

“Ky gjysmëvjetor duhet të jetë i plotë dhe për këtë nevojitet një përkushtim i të gjithëve. Planprogramet mësimore do të arrihen sikurse janë arritur edhe në të kaluarën në situata të njëjta, por dështimi në ofrim të një mësimdhënie cilësore është ajo çfarë duhet të na shqetësoj më së shumti”, ka shtuar ai.

Derisa arsimi ishte në grevë, Këshilli i Prindërve të Kosovës pati dalë me një deklaratë publike ku thuhej se do të bojkotojnë zëvendësimin e orëve të humbura.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi

I pyetur nëse kanë të njëjtin qëndrim, kryetari i këtij këshilli, Jeton Demi, tha se janë në diskutim me shkollat dhe se të enjten do të dalin me qëndrim zyrtar.

“Nesër do të dalim me deklarim dhe arsyetim. Po marrim informacione nga shkollat”, ka thënë shkurt ai.

Greva në arsim dhe në administratën publike, në nivelin lokal dhe qendror, ka nisur më 25 gusht të këtij viti dhe është pezulluar më 1 tetor.

Sindikalistët kanë mbajtur grevën me kërkesë kyçe për ndarje të 100 eurove për punëtorë, për çdo muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Qeveria, në anën tjetër, ka publikuar një pako për përballje me inflacionin dhe përmes saj ka ndarë nga 50 euro shtesë për tre muaj, për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe ky dokument është në procedura të konsultimeve publike. /telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi rikthehet në seancë konstituive

Tjetërsuan  pronën 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre dhe zyrtarë komunal

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

TAGGED: Greva e SBASHK-ut, Greva ne arsim, Halim Hyseni, MASHTI, Qeveria e Kosovës, Rinor Qehaja
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?