Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës rreth orës 10:00 kanë kryer bastisje në ambientet e fabrikës së veglave “Lola” në Zubin Potok.
Siç raportohet njësitet speciale të Policisë kanë bërë kontroll në objektin dhe zonën e fabrikës.
Kjo fabrikë është e boshatisur dhe nuk punon prej vitesh.
Aktualisht nuk dihet se çfarë po kërkon policia, ndërsa për këtë aksion raportojnë edhe mediat lokale serbe.


