Një vajzë në Gjilan ka raportuar në polici se ka mbetur shtatzënë pasi u dhunua.
Lajmi u bë i ditur të mërkurën përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se pas kontrollit mjekësor, viktima ka rezultuar se është shtatzënë.
“Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si ‘Dhunim’ dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.
Deri tani nuk raportohet për ndonjë të arrestuar për këtë rast.


