Zëvendëspresidenti Napolit, Edoardo De Laurentiis, ka marrë kërcënime për vdekje nga një tifoz i Galatasarayt, sipas raportimeve të fundit.
Sipas gazetarit turk Samet Cayir, një person që pretendon se është anëtar i mafias turke, ka dërguar mesazhe kërcënuese përmes WhatsApp-it, duke e paralajmëruar De Laurentiisin që të lejojë transferimin e Osimhen te Galatasaray, ndryshe ‘pasojat do të jenë të rënda’ për të dhe për babanë e tij, presidentin e klubit, Aurelio De Laurentiis.
Ky person madje ka përdorur gjuhë tronditëse, duke kërcënuar hapur jetën e familjes De Laurentiis nëse transferimi nuk realizohet.
Osimhen, i cili kaloi sezonin e fundit në formë huazimi te Galatasaray, dëshiron që transferimi të bëhet i përhershëm.
🚨Galatasaray-Osimhen mevzusunda iş farklı yerlere gitmeye başladı… Yurt dışında yaşayan öfkeli bir Galatasaray taraftarı, Napoli Başkanı Aurelio De Laurentiis’in oğlu Edoardo’ya WhatsApp’tan sinkaflı ifadeler kullandı ve tehdit etti. Edoardo da taraftara küfürle karşılık verdi… pic.twitter.com/YzWQRzXaWQ
— Samet Çayır (@Sametcayir) July 14, 2025
Megjithatë, Napoli dhe klubi turk nuk kanë arritur ende marrëveshje për shumën e transferimit.
Sipas ekspertit italian, Alfredo Pedulla, Napoli kërkon që të aktivizohet klauzola prej 75 milionë eurosh, me të paktën 50 milionë euro pagesë fikse.
Ky incident i rëndë ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e drejtuesve të klubit italian dhe ka thelluar tensionet për këtë çështje të ndjeshme transferimi


