Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Fitim Dodës, i dyshuar për tentim vrasjen e 26 marsit në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj Gjykate.