KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet njëri nga të kërkuarit për tentim vrasje në Prishtinë, Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit
Siguri

Arrestohet njëri nga të kërkuarit për tentim vrasje në Prishtinë, Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit

Kosova News
Kosova News 10:06 -25/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar Fitim Doda, i cili po kërkohej për vrasjen në tentativë të ndodhur më 26 mars 2024 në rrugën “Haxhi Zeka”.

“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kurse, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar për se ndaj tij është kërkuar caktimi i masës së parburgimit.

“Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Ndaj të pandehurit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka konfirmuar Ulaj.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 27 mars 2024, përmes publikimit të fotografive, kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve Fitim Doda dhe Arijan Sijarina, të kërkuar për vrasje në tentativë, të ndodhur më 26 mars 2024 në Prishtinë.

Po atë ditë, Policia kishte shpallur në kërkim edhe të dyshuarit Ahmet Berisha dhe Naim Berisha, për vrasjen e dy personave në Prishtinë.

Njëri nga viktimat E.H (30-vjeç) kishte mbetur i vdekur më 26 mars, ndërsa viktima e dytë Z.G (48-vjeçe) ndërroi jetë më 27 mars në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndryshe, për viktimën e dytë, Policia kishte njoftuar se është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe se nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast. 

Të shtëna me armë zjarri në Kolovicë, plagoset një person

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?