Një gruaje i janë grabitur një shumë e parave në Prishtinë të enjten.
Ajo ka raportuar në Polici se dikush me armë e ka kërcënuar duke ia marrë 1000 euro.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se një person i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte marrë rreth 1000 € para të gatshme. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të PK-së.