Një femër në Fushë-Kosovë ka pësuar lëndime pas rënies së ashensorit, i cili pësoi avari nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Siç njofton Policia viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
“Fushë Kosovë 19.08.2022 – 23:55. Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.


