KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një ditë pas tensioneve në veri, situata atje është e qetë
Politikë

Një ditë pas tensioneve në veri, situata atje është e qetë

Kosova News
Kosova News 09:23 -27/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas tensioneve të djeshme në veri të vendit situata sot është e qetë. Këto tensione erdhën pasi kryetarët e rinj të partive politike shqiptare, të premten, shkuan në ndërtesat e komunave për të filluar punën gjë që shkaktoi zemërim te disa qytetar serbë.

Megjithatë pas një dite të gjatë dje në atë pjesë, Policia e Kosovës, mbrëmë vonë, ka njoftuar se situata është qetësuar, ndërkaq do ta vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat policore për të parandaluar çdo veprimtari kriminale që mund të paraqitet në atë pjesë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me situatën në vend.

Ai, në këtë takim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia, ka theksuar se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka vlerësuar legjitime veprimet e Policisë së Kosovës, e cila, më 26 maj, u ka mundësuar kryetarëve të rinj të komunave veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – të hyjnë në objektet e zyrave komunale.

Për zhvillimet e djeshme në veri të Kosovës, kanë reaguar zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së , të cilët kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Edhe shtetet e QUINT-it kanë dënuar vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës të kryetarëve të sapozgjedhur të komunave.

Kurse në deklaratën e tyre vendet e QUINT-it theksuan gjithashtu se ndjehen të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën. Ato i kanë bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin retorikën nxitëse.

Situata në veri, Kurti: I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve, por çdo opsion tjetër do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’

KFOR-i dhe ekipet emergjente bashkojnë forcat në Bondsteel, trajnim për jetë dhe siguri

Kushtetuesja shfuqizon aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren

Kosova News 27/05/2023 27/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’
15:25 -16/06/2026
Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
15:20 -16/06/2026
30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK
15:19 -16/06/2026
KFOR-i dhe ekipet emergjente bashkojnë forcat në Bondsteel, trajnim për jetë dhe siguri
14:59 -16/06/2026
Kushtetuesja shfuqizon aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik
14:30 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?