Grupi i Miqësisë me Zvicrën i Kuvendit të Republikës së Kosovës sot pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës.
Takimi fillon në orën 11:00 dhe mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunim në shumë fusha.
Edhe diaspora e Kosovës që është njëra ndër më të mëdhatë që jeton në shtetin helvetik është urë lidhëse mes Kosovës dhe Zvicrës.


