Pas raportimeve se Prokuroria Themelore e Ferizajt ka filluar hetimet rreth tenderit “Aktivitete, 150 vjetori i qytetit të Ferizajt”, që peshon mbi 330 mijë euro, ka reaguar edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo komunë.
Ky subjekt politik bëri të ditur se pas shumë diskutimeve të brendshme në të gjitha nivelet organizative, me asamblistët, por edhe pas hulumtimeve e konsultimeve me ekspertë ligjor, konstatojnë se tenderi njëburimor në vlerë prej mbi 330 mijë eurosh i destinuar për manifestimin e 150 vjetorit të themelimit të qytetit përbën shkelje të rëndë ligjore.
Rrjedhimisht ky subjekt politik thotë se edhe ka deponuar padi dhe janë në pritje të hetimeve nga organet kompetente.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër aktiviteteve dhe shënimit të datave të rëndësishme e manifestimeve me karakter kulturor por keqpërdorimet e parasë publike në emër të historisë dhe kulturës së qytetit përveç se janë shkelje ligjore e vepra penale janë krejt të pafalshme edhe në rrafshin moral e etik!”, thuhet në reagim.
Ndërkaq Prokuroria e Ferizajt dje ka konfirmuar nisjen e hetimeve rreth këtij rasti.
“Ju njoftojmë se lidhur me aktivitetin e prokurimit “Aktivitete, 150 vjetori i qytetit të Ferizajt”, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe rasti aktualisht është në procedurë hetimore“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për media.
Ky aktivitet i prokurimit ishte inicuar nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Ferizajt duke përdor procedurën e negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, gjë që ka pamundësuar një procedurë të hapur të konkurrimit për këtë tender.
Për këtë aktivitet, Komuna e Ferizajt nuk kishte ndarë buxhet fare, megjithatë kontrata është nënshkruar, e nga Drejtoria e Kulturës, për TV TEMA-n patën thënë që paratë u morën nga kategoria “Mallra dhe shërbime”.
Ndërkohë këshilltari komunal Naser Beqiri thotë se në këtë tender janë një sërë shkeljesh dhe përmend se përfituesi i kësaj kontrate është ??????? ????? – ?ë????ë???? ? ?????????? ???????? “????ë? ????????? ??????????” që nuk figuron në ARBK.
“???????? ? ?????????- ???? ???? të njëjtin e ka emëruar ????? ? ?ë??????? ??????????? të shënimit e 150 vjetorin të themelimit të qytetit. Përfituesi i kësaj kontrate sipas ARBK-së është pronar i “?????????”-?.”, shton tutje ai.
Beqiri pohon se kompania në fjalë ka përfituar edhe tri kontrata tjera dh ene total shuma nga kontratat me komunën arrin në gjysmë milioni euro.
“Sa për informatë në menaxhimin e “Gremafon”-it janë të përfshirë edhe disa miq të afërt të kryetarit Agim Aliu”, thotë ai.



