KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nisin hetimet për procesin e votimit me postë
Politikë

Nisin hetimet për procesin e votimit me postë

Kosova News
Kosova News 12:32 -26/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës të parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për KOHËN, në pyetjet që lidhen me hetimet për votimin me postë.

Siç ka mësuar KOHA, është kërkuar që të sigurohen të dhënat e detajuara votuesve të regjistruar jashtë vendit.

Po ashtu janë kërkuar kopjet elektronike të të gjitha fletëvotimeve përmes postës të numëruara në QNR dhe të zarfeve.

Për votat me postë ka pasur ankesë Lëvizja Vetëvendosje. Kjo parti ka kërkuar që të anulohen votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë ardhur me postë. Sipas LVV-së, në këto vota ka pasur vjedhje industriale. LVV-ja ka kërkuar anulimin e gati 19 mijë votave për LDK-në.

LDK-ja ka konsideruar se me këto veprime, partia në pushtet po u bën presion autoriteteve.

Në votat me postë ka pasur ankesë edhe Koalicioni i Partisë Demokratike të Ashkalinjve dhe Lëvizjes për Bashkëveprim, që ka kërkuar të anulohen votat e Partisë së Ashkalinjve për Integrim.

Sivjet në diasporë u votua nëpër përfaqësi, por edhe me votë me postë. Në përfaqësi diplomatike, LVV-ja mori mbi 80 për qind e LDK-ja ishte e treta me 7.3 për qind të votave. Ndërkaq në votën përmes postës, LVV-ja mori 51.89 për qind e LDK-ja 30.21.

Akuza e VV-së ka qenë kryesisht për shpërputhje të votave të disa kandidatëve të LDK-së nga votimet tjera në votimin me postë.

Votimin me postë e shfrytëzuan rreth 60 mijë qytetarë.

Të mërkurën, (sot), është dita e fundit kur Gjykata Supreme, si instanca më e lartë gjyqësore në procesin e zgjedhjeve, të dalë me vendime për ankesat e subjekteve politike.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Kosova News 26/03/2025 26/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?