Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shpërndarë një mesazh urimi ditën e sotme për nxënësit dhe arsimtarët, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
Ndër të tjera ai thotë se duhet t’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane.
“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë ?? një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!”, shkruan ai në Twitter.

Janë rreth 450 000 nxënës, prej të cilëve 70 000 në kopshte, 280 000 në arsimin 9-vjeçar dhe 100 000 në gjimnaze që këtë të hënë ulen në bankat e rreth 1700 shkollave në të gjithë vendin.
Bashkë me nxënësit janë edhe rreth 23 000 mësues që rifillojnë procesin mësimor në shkollat e vendit. Për herë të parë, në institucionet arsimore do të ulen rreth 29 000 fëmijë, një pjesë prej të cilëve (për shkak të ndryshimeve të fundit) edhe pa mbushur 6 vjeç.
Risi e këtij viti arsimor është se fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë do të mësojnë me një abetare të përbashkët.


