KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis shqyrtimi i Projektligjit të buxhetit për vitin 2023, PDK e LDK të koordinuara në ankesa paralajmërojnë atakim në Kushtetuese
Politikë

Nis shqyrtimi i Projektligjit të buxhetit për vitin 2023, PDK e LDK të koordinuara në ankesa paralajmërojnë atakim në Kushtetuese

Kosova News
Kosova News 11:37 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas adresimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka nisur seanca plenare e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e  Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Në hapje të seancës së radhës, ku si pikë e rendit të ditës është Projektligji për buxhetin e vitit 2023, në fillim të seancës fjalën e mori kryetari i Komisionit për Buxhet e Transfere, Armend Muja, i cili ftoi deputetët që ta votojnë këtë projektligj.

“Komisioni për Buxhet punë dhe Transfere në mbledhjen e mbajtur më 7 dhjetor 2022, ka shqyrtuar projektligjin nr. 08 L 193, mbi ndarjen buxhetore mbi buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe ka vendosur që t’ua paraqesë Kuvendit këtë rekomandim që ky ligj të miratohet me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional”, tha, mes tjerash, deputeti Muja, njëherësh kryetar i Komisionit për Buxhet e Transfere.

Por janë deputetët e partive opozitare nga PDK e LDK, që kanë disa pakënaqësi dhe paralajmëruan se  ky buxhet i shtetit do të atakohet nga ta edhe në Gjykatën  Kushtetuese.

Murati: Me amendamentet e miratuara në Komision, buxheti do të rritet për 13 milionë euro

Deputeti nga radhët e PDK, Mërgim Lushtaku ka deklaruar se shumica parlamentare dhe qeveria po rrezikon funksionimin e shumë organizatave buxhetore të cilat janë të varura nga buxheti i Kosovës, pasi nuk kanë marrë për bazë asnjë kërkesë të tyre.

“Kemi shumë institucione të pavarura që janë të varura nga buxheti i Kosovës dhe nga kërkesat që kanë paraqitur në çdo komision dhe me një arrogancë të shumicës, për arsye se tashmë dihet se i kanë votat në çdo komision, edhe në komisionin për financa nuk i kanë kaluar këto kërkesa, nga të gjitha organizatat buxhetor. Më lejoni t’i theksoj disa prej tyre siç është Këshilli Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës, komunat të cilat varen edhe nga buxheti i Kosovës dhe shumë deputetë të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe nuk janë marrë parasysh nga arroganca….do të jetë buxheti i parë i Republikës së Kosovës që do të atakohet dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese për shkak të një amendamenti të cilin e ka propozuar ministri i Financave por nga ai shihet qartë se buxhetin vetanak të komunave të Kosovës t’ia marrë në buxhet të Kosovës dhe ta drejtoj në komunat e tyre“, tha ai.

Edhe Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar që të fshihet fjalia e paragrafit 6 të Nenit 9 të Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2023, që parasheh që mjetet vetanake të komunave që kanë mbetur pa shpenzuar, të barten në Fondin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kjo fjali është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal.

“Në bazë të rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i LDK’së ka propozuar amandamentim në tekstin e Ligjit. Në Nenin 9, paragrafi 6, propozojmë që të hiqet fjalia “të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiscal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit Kosovar në bilancin banker”. Kjo fjali është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe në kundërshtim me Ligjin për Financat  e Pushtetit Lokal, Ne e konsiderojmë se nëse mbetet në mënyrën e tillë, është dëmtim i jashtëzakonshëm i buxhetit lokal dhe është shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Kosovës”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk kalon ky amandament, LDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk kalon ky amandament, ky projektligj do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ne si Grup Parlamentar do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Gashi.

Në fund të muajit tetor, Qeveria Kurti miratoi projektligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm, me ç’rast u bë e ditur se shuma totale do të jetë 3.2 miliardë euro.

Kështu, buxheti i vitit të ardhshëm është më i larti në historinë e Kosovës dhe do të jetë saktësisht  në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Më 17 nëntor, projektligji në fjalë kaloi në lexim të parë me 64 vota pra.

Ndryshe Projektligji i buxhetit të vitit 2023 së fundi është prezantuar në disa komuna të Kosovës, nga kryeministri Albin Kurti, ministri Hekuran Murati dhe ministra të tjerë./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?