Kuvendi i Kosovës nisi seancën, ku në rend dite janë, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Pas 30 minutave vonesë, deputetët kanë hyrë në sallë, ndërkaq kyeparlamenti Glauk Konjufca paraprakisht kërkoi nga shefat e grupeve parlamentare që t’i ftojnë deputetët.
Me të filluar seanca deputetët nga radhët e opozitës kanë shprehur pakënaqësi me ligjin për zyrtarët publikë, duke thënë se nuk duhet të bëhet hapja dhe shpallja e konkurseve për pozitat e larta.
Ndërkaq nga pozita kanë arsyetuar se me ligjin në fjalë duan që të hapin konkurrencë dhe se pozitat të merren e mbahen me meritokraci.
Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.
Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj, përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për shkak të natyrës së saj të funksionimit.
Po ashtu, pas miratimit në lexiom të parë të koncept-dokumentit për Ligjin e ri për zyrtarët publikë, tashmë ky dokument hyn për shqyrtim edhe në lexim të dytë.
Kështu i hapet rrugë konkurrencës dhe marrin fund beneficionet me pozita të larta që persona të caktuar i mbajnë me dekada, duke mos u sfiduar në konkurs.
Detajet se si marrin fund pozitat e përjetshme në institucione të Kosovës dhe hapjen e konkurrencës, respektivisht reformën e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë mund ta gjeni këtu.


