Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Prishtinë ka nisur ceremonia e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
Parakalimi ka nisur nga objekti i Qeverisë së Kosovës dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve e mysafirë tjerë nga rajoni dhe më gjerë.