KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, prokuroria jep detaje
Siguri

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, prokuroria jep detaje

Alban Begolli
Alban Begolli 19:56 -17/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, lidhur me rolin e tij në organizimin e barrikadave në veri të Kosovës dy vjet më parë.

Shtyrja është bërë me kërkesë të mbrojtjes, për shkak të arsyeve shëndetësore të avokatit të tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta.

“Zlatan Elek është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale është duke i zhvilluar për vendosjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës në vitin 2022. Ai dyshohet për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkim për veprimtari kundërkushtetuese. Intervistimi është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër për arsye shëndetësore të avokatit të tij”, deklaroi Luta.

Nga Lista Serbe kanë konfirmuar se Elek do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Prokurorisë, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht.

“Thirrjes Elek i përgjigjet si kryetar i Listës Serbe, kirurg pediatër i respektuar dhe njeri i ndershëm, thellësisht i vetëdijshëm për pastërtinë e tij juridike dhe morale, sepse nuk ka kryer asnjë vepër të kundërligjshme”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar, duke e cilësuar këtë proces si të montuar politikisht dhe të drejtuar kundër serbëve në Kosovë.

Përveç Elekut, ftesë për intervistim kanë marrë edhe përfaqësues të tjerë të Listës Serbe, përfshirë deputetët Igor Simiq dhe Slavko Simiq.

Ngjarjet lidhen me dhjetorin e vitit 2022, kur protestues serbë bllokuan rrugët në veri të vendit në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve me targa ilegale të Serbisë.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit Slavko Simiq për një tjetër rast që lidhet me sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Alban Begolli 17/06/2025 17/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?