KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis mësimi në shkollat e Kosovës
Arsim

Nis mësimi në shkollat e Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:23 -01/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në arsimin parauniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24. Për dallim nga viti i kaluar kur pati grevë, këtë vit do të nisë me diskutimet sa i përket pajisjes me libra për të gjithë nxënësit.

Ishte Ministria e Arsimit që pak ditë para fillimit të vitit shkollor njoftoi se do të ndahen mjete për prindërit e nxënësve në mënyrë që ato të shpenzohen për blerjen e librave.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga sindikata e arsimit, prindërit dhe opozita, të cilët e kanë quajtur “eksperiment të gabuar” vendimin e MAShTI-t.

Ndryshe, Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008. Por, vendimi i sivjetmë, sipas këtij dikasteri, erdhi për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, pasi “shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre”.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi këta të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar, për çka qeveria ka ndarë rreth 13 milionë euro.

Vetë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar të enjten se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të prindërve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht, e që janë mbi 81 mijë përfitues.

Sipas saj, numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë. Ajo ka thënë po ashtu se pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

Ministrja Nagavci: Kemi përfunduar procedurat për pagesën e grupit të parë për tekstet shkollore, deri tani janë mbi 115 mijë aplikime

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit

Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Kosova News 01/09/2023 01/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?