Një ngjarje kriminale ka ndodhur në fshatin Dom të Klosit, ku pesë person atë maskuar kanë hyrë në një banesë duke dhunuar nënën dhe djalin e duke i marrë atyre 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.
Sipas burimeve policore është grabitur familja e Përparim Lleshit. Grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar.
Ndërkohë personat kanë ushtruar kontroll në banesë dhe mendohet të kenë grabitur 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.
Drejtori i policisë dhe efektive policie kanë mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për ngjarjen e rëndë. Krimi ka ndodhur ne orën 02.00 të mëngjesit të sotëm.