Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lybeniq të Pejës, ku dyshohet se një person ka rënë në një bunar.
Sipas informacioneve fillestare, njësitet përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit.
Autoritetet janë në pritje të konfirmimit zyrtar mbi gjendjen e personit dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.


