KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga shëndetësia në energji, Kurti flet me përfaqësuesit e Qatar Charity për investime të reja në Kosovë
EkonomiPolitikë

Nga shëndetësia në energji, Kurti flet me përfaqësuesit e Qatar Charity për investime të reja në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:33 -13/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim përfaqësues nga organizata Qatar Charity.

Delegacioni u kryesua nga Drejtori Ekzekutiv, Yousuf Al Kuwari dhe ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri dhe ambasadori jorezident për Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Dosari.

Sipas njoftimit për media thuhet se kryeministri i falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Kosovës ka marrë nga fondacionet e shtetit të Katarit për zbatimin e shumë projekteve.

“Diskutuan për mundësitë konkrete për investime, me theks të veçantë në shërbimet shëndetësore.

Përfaqësuesit e organizatës Qatar Charity shprehën vullnetin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konkretizimin e projekteve me rëndësi të dyanshme”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi u theksua qëllimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke veçuar potencialin e madh që ofron Kosova në shumë fusha, si ajo e teknologjisë së informacionit, energjisë, minierave dhe pasurive nëntokësore të Kosovës.

“Sot do të përurohet dhe objekti i ri i Urgjencës në Komunën e Podujevës, që është rezultat i një pune të përbashkët dhe bashkëfinancimit të komunës dhe organizatës Qatar Charity, me një investim total prej 1.7 milionë euro, prej të cilave komuna ka kontribuar me 600 mijë euro kurse organizata me 1.1 milionë. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryeministri Kurti”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kosova News 13/11/2024 13/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?