KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga mafia amerikane te fotografitë me Sami Lushtakun – arrestohet në ShBA mafiozi John Alite për fajde dhe krim të organizuar
Siguri

Nga mafia amerikane te fotografitë me Sami Lushtakun – arrestohet në ShBA mafiozi John Alite për fajde dhe krim të organizuar

Kosova News
Kosova News 14:12 -23/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Arrestimi i ish-anëtarit të mafias amerikane, shqiptaro amerikanit  John Alite, ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes të kaluarën e errët të njeriut që për vite me radhë u paraqit si “i reformuar”, madje duke hyrë edhe në politikën lokale në SHBA. Sipas raportimeve të medias amerikane New York Post dhe Associated Press, Alite është arrestuar në New Jersey nën akuza për fajde, zhvatje, kërcënime dhe aktivitete të organizuara kriminale.

John Alite njihet si ish-vrases me pagesë i familjes mafioze Gambino dhe ish-bashkëpunëtor i John Gotti Jr., ndërsa në të kaluarën kishte pranuar përfshirje në vrasje, grabitje dhe rrjete kriminale. Ai më vonë tentoi të ndërtojë imazhin e një “njeriu të reformuar”, duke hyrë edhe në strukturat lokale politike në SHBA. Por arrestimi i fundit po shihet si goditje serioze ndaj këtij narrativi.

Dy javë para arrestimit John Alite ka publikuar fotografi  në rrjete sociale dhe media,ku është parë në shoqëri të kryetarit të Skënderajt  Sami Lushtaku. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi afërsinë dhe promovimin publik të personave me të kaluar kriminale ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/share/p/1E7K7pYxLP

Në një kohë kur politika në Kosovë vazhdon të përballet me kritika për lidhje me figura kontroverse, fakti që një ish-mafioz amerikan i akuzuar për vrasje dhe fajde shfaqej si mik i politikanëve vendorë, krijon një imazh tejet negativ për kulturën politike dhe standardet morale në vend. Aq më tepër kur kjo vie nga eksponentë të fuqishëm të Partisë Demokratike të Kosovës e cila si kryefjalë të parë të saj ka miqësinë me SHBA-në dhe vazhdimisht bën akuza ndaj kryeministrit Kurti gjoja pëe prishjen e marrëdhënjeve me Amerikën.

Arrestimi i Alites nuk është vetëm lajm kriminal në SHBA. Ai është edhe një rikujtim se glorifikimi i figurave me histori mafioze, pavarësisht “transformimeve” mediatike, mund të kthehet në bumerang për ata që zgjedhin t’i afrojnë apo t’i promovojnë publikisht.

Arrestimi i tronditi anëtarët e këshillit të lagjes Englishtown.

“Absolutisht nuk kam asnjë ide se për çfarë bëhet fjalë, kështu që nuk mund të komentoj. Mund t’ju them se jam e befasuar sepse ai ka qenë një qytetar dhe këshilltar i shkëlqyer”, tha për NJ.com, anëtarja e këshillit bashkiak Janet Leonardis .

Kryetari i bashkisë së Englishtown, Daniel Francisco, i tha medias: “Çdo amerikan ka të drejtë për një proces të rregullt ligjor, përfshirë edhe Johnin. Unë nuk do të nxitohem të jap gjykim para se të dihen faktet dhe ai ka të drejtë për një prezumim pafajësie ndërsa zhvillohet procesi gjyqësor.”

Alite kishte hapur një faqe të re dhe u emërua në këshillin e Englishtown në vitin 2025, ndërsa anëtarët e tjerë të këshillit u tronditën kur dëgjuan për arrestimin e tij.

Alite u dënua me 10 vjet burg në vitin 2011, por u lirua vetëm pas një viti kur u bë dëshmitar bashkëpunues.

Gjithashtu lexoni:

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Kosova News 23/06/2026 23/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?