KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga java e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë
Shëndetësi

Nga java e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:43 -07/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kosovë kanë arritur 85 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal dhe nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi për qytetarë në të gjitha qendrat e Mjekësisë Familjare. Zyrtarë nga institucionet shëndetësore të imunizimit, u kanë bërë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Në të gjitha qendrat e Mjekësisë Familjare, nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal. Kërkesat për t’u vaksinuar janë të mëdha, sidomos nga moshat e shtyra. Qytetarët theksojnë për Radio Kosovën se presin që të vaksinohen shumë shpejt me vaksinat kundër gripit sezonal.

“Vjet e kam marr e sivjet ende jo. Unë përherë e marr vaksinën kundër gripit sezonal” – “Jo, ende nuk e kam marr. Po pres të vaksinohem këto ditë” – “I kam marr gjithmonë. Ka 6-7 vjet që vaksinohem. Sivjet akoma nuk jam vaksinuar. Do të vaksinohem sepse po më mbron nga gripat”. Këto janë disa nga deklaratat e qytetarëve të pyetur nga Radio Kosova nëse do të vaksinohen kundër gripit sezonal.

E Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetit Publik, theksoi për Radio Kosovën se program i vaksinimit sivjet nis më herët dhe shkalla e mbulueshmërisë për vaksinim kundër gripit sezonal do të jetë më e lartë. Sipas tij, qytetarët do të kenë mundësi të marrin më herët vaksinën dhe ta krijojnë imunitetin e mjaftueshëm për ta parandaluar gripin.

“Që nga java e ardhshme qytetarët, e posaçërisht grupet e rrezikut siç janë: të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët me indikacionet që mund të vaksinohen, nga e hëna e tutje mund të fillojnë të vaksinohen me vaksina kundër gripit sezonal. Për këtë vit kemi siguruar 85 mijë doza të kësaj vaksine e që janë të mjaftueshme”, tha ai.

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se vaksinat tashmë kanë arritur dhe nga java e ardhshme këto doza do të jepen për qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës. Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit, në kuadër të qendrave kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë.

Gjithashtu lexoni:

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kosova News 07/10/2023 07/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

“Pak ose fare vëmendje” dhe “Kosova të bëhet gati”, reagimet për deklaratën e Trump
20:29 -17/06/2025
Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare
20:06 -17/06/2025
Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, prokuroria jep detaje
19:56 -17/06/2025
Trump: SHBA-të mund ta vrasin udhëheqësin iranian, por nuk do ta bëjnë – ‘për momentin’
19:52 -17/06/2025
Agim Ademi i dëshiron fat skuadrave kosovare në garat evropiane
19:48 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?