KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga 1 marsi ka nisur deklarimi i pasurisë, mbi 10 mijë zyrtarë i nënshtrohen procesit
Politikë

Nga 1 marsi ka nisur deklarimi i pasurisë, mbi 10 mijë zyrtarë i nënshtrohen procesit

Kosova News
Kosova News 10:08 -09/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga 1 marsi ka nisur zyrtarisht afati ligjor për deklarimin e pasurisë për vitin kalendarik 2025, një obligim që përfshin mijëra bartës të funksioneve publike në vend.

Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit shprehen se respektimi i këtij afati është thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike, ndërsa paralajmërojnë masa ndëshkuese për ata që nuk e përmbushin detyrimin brenda kohës së përcaktuar.

Afati për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 përfundon, më 31 mars 2026, kështu kanë bërë të ditur për “Front Online” nga APK-ja.
 “Afati për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 (1 janar – 31 dhjetor 2025) ka filluar më 1 mars 2026 dhe përfundon më 31 mars 2026, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigje.

Nga APK-ja bëhet e ditur se nuk ka pasur ndryshime në legjislacionin që rregullon kategoritë e zyrtarëve të obliguar për deklarim.

“Gjatë viteve të fundit nuk ka pasur ndryshime në legjislacionin përkatës që rregullon kategoritë e subjekteve deklaruese. Rrjedhimisht, lista e pozitave që i nënshtrohen deklarimit mbetet e njëjtë me vitin paraprak 2025 dhe nuk ka kategori apo pozita të reja të shtuara”, thuhet në përgjigjen e APK-së.

Sipas agjencisë, lista e zyrtarëve që obligohen të deklarojnë pasurinë nuk përcaktohet me vendime administrative por bazohet në ligjin në fuqi.

“Kategoritë e subjekteve deklaruese përcaktohen ekskluzivisht në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, ndërsa çdo zgjerim eventual i kësaj liste mund të bëhet përmes ndryshimeve apo plotësim-ndryshimeve ligjore, sipas procedurave të parapara”.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se për ciklin aktual të deklarimit vjetor të pasurisë për vitin 2025, numri i përgjithshëm i subjekteve që i nënshtrohen këtij obligimi ligjor është 10,340.

“Numri i përgjithshëm i subjekteve deklaruese që i nënshtrohen këtij obligimi ligjor për këtë cikël deklarimi është 10340”, thuhet në përgjigje.

Në mesin e subjekteve deklaruese për deklarimin e pasurisë janë edhe mjekët dhe profesorët.
Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, këto kategori janë të përfshira në regjistrin e subjekteve deklaruese dhe i nënshtrohen të njëjtit afat ligjor për deklarim.

Në përgjigjen e APK-së dhënë “Front Online”, thuhet se numri aktual i mjekëve dhe profesorëve të regjistruar si subjekte deklaruese është 1,360.

 “Këto kategori, mjekët dhe profesorët tashmë janë të përfshirë si subjekte deklaruese bazuar në legjislacionin në fuqi. Ata i nënshtrohen të njëjtit afat ligjor për deklarim vjetor, pra periudhës 1-31 mars 2026. Numri aktual i tyre në regjistrin e subjekteve deklaruese është 1360”, thuhet në përgjigje.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka bërë të ditur se vitin e kaluar ka ndërmarrë masa ndaj subjekteve deklaruese që nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar.

Sipas agjencisë, gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba.

Ndërkaq, për vonesa mbi 15 ditë, 16 raste janë referuar në organet kompetente.

“Në rastet kur subjektet deklaruese nuk kanë përmbushur obligimin ligjor brenda afatit të përcaktuar, Agjencia ka ndërmarrë veprimet e parapara me ligj. Për vonesa deri në 15 ditë janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 30% të pagës mujore. Gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar 135 gjoba për këtë kategori shkeljesh. Për vonesa mbi 15 ditë dhe varësisht natyrës së shkeljes në përputhje me legjislacionin në fuqi 16 raste janë përcjellë edhe në organet kompetente – prokurori”, thuhet në përgjigje.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) vazhdon në mënyrë të rregullt procedurat administrative dhe verifikimet për zyrtarët publikë, përfshirë edhe rastet që lidhen me mosdeklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë.

Sipas sgjencisë, APK-ja ka referuar 61 informata dhe 17 kallëzime penale në prokurori dhe institucione të tjera të ndjekjes për shkelje të ndryshme në këtë fushë.
“Agjencia zhvillon në mënyrë të vazhdueshme procedura administrative dhe verifikime, përfshirë raste që mund të jenë në trajtim për mosdeklarim apo deklarim të pasaktë. Në çdo rast kur gjatë procedurës konstatohet dyshim i bazuar për vepër penale, çështja referohet në institucionet kompetente të drejtësisë. Gjatë vitit të kaluar nga Agjencia për raste të ndryshme janë referuar 61 informata dhe 17 kallëzime penale në prokurori dhe institucione të tjera të ndjekjes”, thuhet në përgjigjen e APK-së.

Gjithashtu lexoni:

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

TAGGED: Edi Rama
Kosova News 09/03/2026 09/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026
14:40 -21/07/2026
Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit
14:11 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?