Qindra njerëz morën pjesë në një paradë ikonike në qytetin e New Yorkut me rastin e Halloween-it, transmeton Anadolu.
Festues me kostume kreative mbushën pjesën e poshtme të Manhattanit të premten, ndërsa Parada ikonike e Halloween-it e Nju Jorkut u rikthye në lagjen Greenwich Village, duke tërhequr turma të mëdha për të festuar dhe për të shfaqur veshjet e tyre.
Halloween-i, i cili festohet çdo vit në mbrëmjen e 31 tetorit, është një traditë e përhapur gjerësisht në shumë vende perëndimore me aktivitete si mbledhja e ëmbëlsirave nga fëmijët (trick-or-treat), festa me kostume dhe dekorime tematike.


